Hantavirusi/ Sa lloje ekzistojnë, si transmetohet dhe pse ekspertët nuk janë të shqetësuar

9 Maj 2026, 08:35Shëndeti TEMA
Hantavirusi/ Sa lloje ekzistojnë, si transmetohet dhe pse ekspertët

Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike holandeze MV Hondius ka ngritur shqetësim ndërkombëtar, pasi incidenti lidhet me virusin e Andeve, i vetmi lloj hantavirusi me raste të dokumentuara të transmetimit nga njeriu te njeriu. Megjithatë, ekspertët dhe organizatat shëndetësore ndërkombëtare theksojnë se rreziku për publikun mbetet i ulët dhe se nuk ekziston rrezik për një pandemi të re. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë deklaruar se situata po monitorohet, por nuk ka arsye për panik.
Duke folur për mediat greke, epidemiologu Gikas Mayorkinis nga Universiteti Kombëtar i Athinës u shpreh se transmetimi i këtij virusi nga një person tek tjetri është “jashtëzakonisht i kufizuar” dhe kërkon kontakt shumë të afërt dhe të zgjatur.

“Ne nuk jemi në rrezik të një pandemie hantavirusi”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka rrezik të lartë për përhapje jashtë anijes turistike. Sipas ekspertëve, hantaviruset ekzistojnë prej mijëra vitesh dhe transmetohen kryesisht nga brejtësit. Në Amerikën e Jugut qarkullojnë të ashtuquajturit “viruse të Botës së Re”, ku përfshihet edhe virusi i Andeve, i cili lidhet me forma më të rënda respiratore dhe me shkallë më të lartë vdekshmërie. Ndërsa në Evropë, format e hantavirusit konsiderohen më të lehta dhe nuk transmetohen nga njeriu te njeriu. Mayorkinis theksoi se shkalla e vdekshmërisë për llojet e Amerikës Latine mund të variojë nga 10 deri në 30%, megjithëse shifrat mund të jenë të mbivlerësuara për shkak të rasteve të padiagnostikuara me simptoma të lehta.

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo vit regjistrohen nga 10 mijë deri në 100 mijë raste të hantavirusit në mbarë botën, me ashpërsi të ndryshme në varësi të llojit të virusit.
Ekspertët sqarojnë se aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për hantavirusin dhe se trajtimi i pacientëve mbetet kryesisht mbështetës. Simptomat zakonisht shfaqen nga një deri në tetë javë pas ekspozimit dhe përfshijnë ethe, lodhje, probleme respiratore dhe, në disa raste, dëmtime të veshkave. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë shmangien e kontaktit me brejtësit, përdorimin e dorezave dhe maskave gjatë pastrimit të ambienteve të mbyllura dhe ruajtjen e higjienës, sidomos në zonat rurale apo vende ku mund të ketë gjurmë të brejtësve.

2 Komente

  1. 7
    777

    Për kurë do lëjë Organizata Botrore e Shëndetësisë, zbulimin dhe prodhimin e vaksinës kundër këtij virusi,? Apo do veprojë si me kovit19 -ten që e prodhuan shpejt e shpejt dhe duke qenë në shumë raste të pasigurtë edhe ata shtete që e prodhuan. Sepse nuk patën kohë ta provojnë duke bërë disa herë eksperimente, deri sa të bindeshin të gjithë që x vaksinë është shumë e sigurtë dhe pa efekte anësore.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Tere shkencetaret harrojne ligjet e natyres ( ose Zotit per ata qe besojn ne Zot) . Epidemi ka patur tere historine e jetes ne palanetin tone. Dhe ndermjet epidemise natyra ( Zoti) ka rregulluar jeten ne planet. Kur planeti mer nje drejtim jo te mire, epidemite drejtojne planetin ne drejtimin e duhur. Sot ne shume vende minjte kane pushtuar ambjentet ku jetojne njerezit. Kjo per disa arsye. Njerezit jane shtrire ne zonat ku jetojne minjte, njerezit lejojne minjte se nen parrullen e mbrotjen se kafsheve ( Ne perendim ne qytetet e medha minjte kane "pushtuar" qyetetet por mbrojtesit e kafsheve nuk lejojne vrasjen e tyre) ose mos kujdesi per higjenen lejon minjte te bashjetojne me njerezit. Dhe natyra ( Zoti) nderhyn per ta rregullaur kete crregullm. Asnje ( shkencetar, bisnesme apo ideolog) nuk del dot mbi natyren ( Zotin) Sado keshilla te japin shkencetaret, sado vaksina te prodhojne bisnesmenet e sado ideologji te perhapim ideologet. Zbatoni ligjet e Natyres ( Zotit) dhe epidemite do te jene me te pakta. Natyra ( Zoti) e ka bere njeriun te luftoje me qeniet e tjera jo te bashkjetoj me ta.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje