Ja në cilin vit u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri, rasti u publikua në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”

10 Maj 2026, 16:44Shëndeti TEMA
Ja në cilin vit u identifikua për herë të parë

Hantavirusi, që sot është në qendër të vëmendjes botërore, pas shpërthimit të rasteve në rastit në anijen turistike “MV Hondius”, rezulton të jetë identifikuar edhe në Shqipëri mbi 40 vite më parë. Rasti është dokumentuar në një studim të publikuar më 21 nëntor 1987 në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet.

Publikimi mban titullin “Haemorrhagic fever with renal syndrome in a case in northern Albania” dhe përshkruan një rast të etheve hemorragjike me sindromë renale të regjistruar në veri të Shqipërisë. Lajmi është rikthyer në vëmendje edhe nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga studimi i asaj kohe.

Sipas saj, autorët e raportit shkencor janë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Në raport përshkruhet historia e një 27-vjeçari nga veriu i vendit, i cili u shtrua në spital pas pesë ditësh me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje barku e shpine, si edhe të vjella. Sipas studimit, gjendja e tij u rëndua shumë shpejt. Brenda dy ditësh ai kaloi në gjendje shoku, shfaqi gjak në urinë, probleme të rënda në funksionin e veshkave dhe më pas insuficiencë renale.

Ja çfarë shkruhej për të në raport:

'Në gusht të vitit 1985, një 27-vjeçar u shtrua në një spital të vogël rajonal në veri të Shqipërisë, pasi prej pesë ditësh kishte temperaturë të lartë (40°C), dhimbje koke, dhimbje barku dhe shpine, si edhe të vjella. Pacienti kishte konjuktivit, dhimbje fyti dhe një skuqje me njolla të vogla hemorragjike në kraharor dhe shpatulla. Tensioni arterial ishte 90/70 mm Hg. Analizat laboratorike treguan: numër eritrocitesh 4.27 x 10/1, numër leukocitesh 56 x 10⁹/1, trombocite 42 x 10⁹/l, kreatininë në gjak 636 umol/1 dhe ure 19 mmol/l. Pas dy ditësh, gjendja e pacientit u përkeqësua me shpejtësi duke kaluar në gjendje shoku (30/0 mm Hg), hematuri, proteinuri të rëndë, oliguri dhe në fund insuficiencë renale. Ai u transferua në repartin e terapisë intensive dhe iu nënshtrua hemodializës. Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, pacienti u shërua pa pasoja të mëtejshme".

Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe konsiderohet një infeksion potencialisht i rrezikshëm për njerëzit. Në disa raste, ai mund të shkaktojë komplikacione serioze që prekin veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Virusi është rikthyer në fokus ditët e fundit pas alarmit në kroçerën “MV Hondius”, ku janë raportuar viktima dhe raste të dyshuara infektimi, duke detyruar autoritetet spanjolle të organizojnë një operacion të jashtëzakonshëm evakuimi dhe karantinimi të pasagjerëve.

18 Komente

  1. H
    Holy justice

    Zoti vrafte e shofte pergjithmone kedo qe punon per vdekjen e njerezve! AMEN! ????

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te rujt zoti.

      Je duke mallkuar minjte tani? Beji dhe nje magji ,mbase funksionon.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire ***___****Straits

        Ore ky virusi thone perhapet nga minjte...kush jane me te rrezikuar ata qe jetojne ne pallat apo ne shtepi private......thjesht po pyes per te ditur sigurine e politikaneve tane te dashur qe mezi i kemi !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Astrit

          Dire dhjeramani! Mos ki dert per bab Salmutin, se gjen gje as ate dhe as ty se nuk ha mortja mut

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire _*Straits

            i pive ilacet ti , meqe s'te zinte gjumi ????!!!!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Astrit

              Dire dhjeramani! Mos ki dert per bab Salmutin, se gjen gje as ate dhe as ty se nuk ha mortja mut

              Përgjigjjuni
        2. A
          Abu Albani

          Ja dhe shqipua debil doli me lutje fetare.

          Përgjigjjuni
        3. C
          Claus

          Natyrisht qe eshte futur!!!!! Eshte futur per te mashtruar perseri shqiptaret si turma amorfe, por jo vetem ata, per te filluar te harxhojne miliona nga xhepat e tyre per te ushqyer mjeket, farmacite, industrine farmaceutike me miliona si nje kopesht eksperimental qe eshte bere. Me Coronen dhe vaksinen demprurese paten perfitime maksimale dhe per ta bere kete mesele me te besueshme do te nxjerrin ate Bratajn e urgjencen, ndonje Tritan Kalo qe i hidheshin pacientet e infektivit nga penxheret per shkak te hiperdozave me kortizonike, po pastaj ca arkivole si nga Bergamo, pastaj na duhen ca masa me tanke dhe autoblinda rrugeve te Tiranes, maska po ashtu qe do te kushtojne sa frengu pulen dhe njerezit si turma amorfe do te kerkojne ilace, antibiotike, kortizonike, ivermectina ca te gjendet nje vaksine e tipt mRNA ndoshta me e demshme se ajo "kunder" Corones. Dhe ne fund si qershia mbi torte, do te dale "zemermadhi" Edi Rama per te lypur vaksina ne dyert e firmave si Biontech a ku ta di une, qe keto dite shpalli pothuaj falimentim. Show ka filluar me ate infermier te veshur sikur ka zbritur ne Hene. Por besoj se do ta shtyjne karantinen se kemi perpara muajt e Veres dhe na duhet ca turizem, por Tetori parashikoj une do te hyje me karantine, vaksina, pastaj ne TV Tritan Kalo, Pellumb Piperaj, Skender Brataj dhe Delina Fico qe eshte me sa di ne Institutin e Higjenes popullore per te ngjallur frike dhe panik. ne popull. Soros, Gates, mbeturinat e Epstinit kane filluar te levizin. Epidemia e Corones "mbaroi" direkt me fillimin e luftes ne Ukraine. Mbarimi i luftes ne Irak dhe Ukraine do te mbaroje me nje "pandemi te re"!!!! Cdo gje eshte llogaritur me se miri. Po a do ja dalin perseri thuaj? Kjo eshte ceshtja!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits..//;;''\\'';;//..;;;

            Po qe je koke boterore, e di? Per nji gje nuk jam i sigurt,e ke shaprashitur vet kete shkrim, e ke mare nga çat gpt-ja apo ta ka dhene Qim Peka kundrejt pageses?

            Përgjigjjuni
          2. A
            Argita

            E thene ndryshe, virusi ne 1985 nuk ka shkaltuar pasoja ne passe ne Shqiperi, pra nuk qe ka ndonje problem madhor per boten.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MAKSIM CELA

              Ka pasur doktore te vertete Shqiperia Dr Elmazi ka qene professor I'm ne semundjet infective kurkam qene ne FM nje mjek brilant Falenderoj Dr Silven qe e kujton keta studi7s Shqiptare

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire ***___****______Straits

                Po natyrisht, ne ato vite te erreta te sundimit komunist mjeksia, arsimi, rendi ishin ne kushte mjaft primitive. Jeta e njeriut nuk vlente nje grosh. Me ardhjen e pluralizmit ne Shqiperi, çdo gje ndryshoi si nata me diten. Puna kembengulese, zelli prej mbinjeriu, altruizmi me permasa kozmike, deshira per tja kaluar edhe vendeve me te perparuara te botes e dr pr Sali Berishes, e vune Shqiperine atje ku e ka vendin, ne balle te botes, por fatkeqsisht ne vitin e mprapshte 2013, narkoqeverria qe erdhi ne pushtet me vjedhje votash, me deformim te vullnetit te zgjedhesve, çdo gje e çoi ne piken "0" ku eshte sot.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha Jaho

                  Ke humor te holle, madje jua kalon edhe Anglezeve!?

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  B.q

                  Pershendetje! Personi per te cilin ju flisni , jam une qe po ju shkruaj keto rreshta. Une isha ushtarak ne ate koh , oficer i sa po dal nga shkolla dhe u emriva ne rep usht 6655 Nikoliq Golaj Krume Kukes. Eshte e vertet ajo sa thuhet me siper , vec desha te shtoja se une isha me punime ushtarake ne muajin Gushte ne fshatin Vlane te Krumes, Mbasi piva uje ne nje burim si gjith burimet natyrale te asaj zone me gjelberim e pllaja plot jeshillek, mbas pak temperatura mu rrit mu pren fuqit dhe nuk mundesha te ikja, Komanda e repartit tim me dergoj me mjeter e veta na Spitalin e kuksit ku me sherbyen me shume dashuri dhe perkushtim , por gjendja ime brenda nates se qendrimit ne spitalin e kuksit u be e rende aq sa nuk permendesha ose me sakte filluan enderrat me sy haur. Te nesermen Ministria e Mbrojtjes erdhi dhe me mori me helikopter e me cuan ne spitalin ushtarak fillimishte ne nje gjendje te rende me nje trup te enjtur me sy me gjake , pastaj me cuan ne sp nr 1 dhe tek infektivi ne Tiran ku me bene ato cka ata thon . Kam dal nga spiitali me rapirte mjeksor per tju rojtur sforcimin te tepert si dhe ruajtjes se infeksioneve me qellim qe veshkat e demtuara nga helmi i brejtesve te mos demtoheshin me . Me ka ndjekur veryet i mrekullueshmi E. E. Sot jam 67 vjec dhe jam ne gjendje te mire shendetsore. Ju uroj gjith te mirat dhe kujdes nga infeksionet . B . Q

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Topi

                    Më pas mos jeni transferuar në Fier? pasi kam njohur dikë me një rast te tillë....Më vjen mire qe gezoni shëndet te plotë.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      Po ti e ke vendin tani ne CNN dhe BBC.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bujar Kanapari

                        Keshtu si po e tregoni ju, dyshohet per helmim dhe jo prekje nga virusi. Mu rrit temperatura sapo piva uje tek burimi. Gripi ka fazen e inkubacionit ca dite, pa sheja, ose virusin e ke marre me perpara dhe uji burimit nuk ka lidhje me perkeqesimin.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tan tirona

                        RUBEOLA e famshme qe e kaluan te Gjithë SHQIPTARET

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje