Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet!

14 Korrik 2026, 16:55Politika TEMA
Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Sne?ana Paunovi?, lidhur me luftën në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se është e pabesueshme që një ministre e një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar”.

“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet. Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, Europa nuk mund të heshtë përballë një gjuhe të tillë, ndërsa thekson se kush justifikon ose shpreh keqardhje që krimet nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha nuk mund të jetë partner i vlerave europiane dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike, institucionale dhe humane.

Spiropali nënvizon se liria e Kosovës nuk iu fal askujt, por u fitua me gjak, duke shtuar se mbrojtja e kujtesës së viktimave është detyrim moral dhe politik për Europën.

Në përfundim, ish-ministrja e Jashtme thekson se, nëse Serbia e ka seriozisht rrugën drejt Bashkimit Europian, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj një retorike të tillë, e cila, sipas saj, jo vetëm e turpëron vendin, por rrezikon edhe bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:

E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Ky nuk është mendim politik.
Ky është barbarizëm verbal.
Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

6 Komente

  1. V
    Veterani

    Bravo Elisa

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!!!!

      Bravo goc. Se fundmi po behesh goc e mire. Te shohim nese nuk eshte vetem per PR

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Bravo zmr je njesh femer

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu i vjen hakut kesaj

        Foli dhe kjo biba si e pa zevendesushme.... Ato 5 milionat qe te akuzon saliu,po i harxhon me sypeshkaqenin

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Prisnim si deputete të reagonte Sara Mile apo Zeqine Caushaj, dy përzgjedhjet më mbreslënëse të zotit kryeministër, por (po citoj fjalët e një patronazhistë)shohim të reagoj "kjo biba, e cila nuk i është hiç mirënjohës shokut Edi për gjithçka ka bërë për të."

          Përgjigjjuni
        2. N
          Napoli

          Thauj zoti ja thyeft qafen, perse po lutesh qe ta ruaj zoti kete plehrë! ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje