Dyshohet se vodhën mijëra euro në filialin në Durrës, ndalohen drejtoresha e Postës Shqiptare dhe dy vartëset e saj

16 Korrik 2026, 08:51Kronika TEMA
Dyshohet se vodhën mijëra euro në filialin në Durrës,

Ndalohen drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Pas kallëzimit penal të Postës, prokurori G. Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit ku 3 punonjëset e akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim ne vlera monetare janë ballafaquar.

Dy ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e filialit postës në Durrës, Elisabeta Mataj, pasi gjatë kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar janë vërejtur parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare bën të ditur se paratë e vjedhura nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.

1 Komente

  1. n
    nari

    Po na tregoni se per çfare ishin te destinuara keto pará Beni trasparenze per fondet! Na sqaroni!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje