Në një deklaratë publike të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SPAK po interpreton nocionin e “funksionarit të lartë” në hetimet për korrupsion.
Beqaj argumenton se praktika e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme bie ndesh me kuadrin kushtetues dhe procedural, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës së Posaçme që, sipas tij, kanë rrëzuar në disa raste këtë interpretim. Ai kërkon që këto çështje të bëhen objekt i kontrollit parlamentar ndaj SPAK-ut dhe vë në dyshim efektivitetin e seancave të raportimit në Kuvend, nëse problematika të tilla nuk adresohen.
Deklarata e plotë:
Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
Korrupsioni i funksionarëve të lartë dhe kontrolli parlamentar mbi SPAK
Ndoqa me interes seancën publike të raportimit vjetor të SPAK në Komisionin Kuvendor për Nismat Qyetare.
Është normale të pyetet se ndaj sa personave është ngritur akuzë për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë” sipas nenit 260 të Kodit Penal, gjatë vitit 2025.
Megjithatë, një pyetje edhe më domethënëse do të ishte: sa dënime të formës së prerë janë dhënë për këtë vepër penale?
Kjo pyetje merr rëndësi për shkak se ekzistojnë vendime të Gjykatës së Posaçme, si në shkallën e parë ashtu edhe në apel, në të cilat akuza sipas nenit 260 nuk është pranuar pikërisht për shkak të rrezimit nga gjykata të vlerësimit mbi statusin e subjektit të posaçëm, pra personi i akuzuar nuk përfshihet në kategorinë e “funksionarit të lartë”.
Këto vendime ngrenë një debat të rëndësishëm juridik: a po zbatohet në mënyrë korrekte koncepti kushtetues dhe procedural i “funksionarit të lartë”?
Neni 135, pika 2, i Kushtetutës, i ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, si dhe neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, përmbajnë një listë të funksionarëve ndaj të cilëve ushtrohet kompetenca e posaçme e SPAK dhe e GJKKO.
“Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës
Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë36të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit
të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.”
Kjo listë është rezultat i një zgjedhjeje të vetë ligjvënësit kushtetues dhe atij procedural. Gjatë reformës në drejtësi, kjo qasje u sygjerua edhe nga Komisioni i Venecias, me synimin që kompetenca e posaçme të mos zgjerohej përtej rasteve të parashikuara shprehimisht nga ligji.
Përballë kësaj kujdesje te veçantë të ligjvënësit kemi arsyetime te prokuroreve te SPAK (prill 2026) si për shembull :
- Percaktimi i kategorisë së funksionarëve të lartë shtetërorë, deduktohet nga ligjet gë rregullojnë funksionimin e administratës shtetërorë apo nga vetë ligjet specifike. Pra, nuk perjashtohet aspak që funksionare te larte shteterore te jene edhe nepunes civile apo funksionare te tjere shteterore te tjere shteterore apo civile.
- Gjithashtu, ne te njejten linjë janë dhe parashikimet e ligjit nr. 90/2012, "Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore.
- Ligji specifik qe rregullon institucionin XXX, ky institucion është krijuar me VKM nr… datë ….
Edhe norma kushtetuese, edhe norma e procedures penale janë te qarta dhe shterruese.
Ato i përcaktojnë kornizën prokurorit dhe nuk i japin lirinë
as te deduktojë,
as te (mos)përjashtojë,
dhe as te lajthisë se ligji specifik është VKM ….
Kjo është çështje që meriton diskutim serioz juridik.
Po aq e rëndësishme është edhe një pyetje tjetër.
Çfarë pasojash sjell për procedimin penal, nëse që në momentin e regjistrimit të tij kompetenca është përcaktuar mbi një interpretim që, sipas vendimeve të caktuara gjyqësore të përsëritura, bie ndesh me kuadrin kushtetues dhe procedural?
Nëse apeli i GJKKO ka vendosur disa herë se Sekretari i Përgjithshëm në një Ministri nuk është subjekt i veçantë, pra nuk ështe funlsionar te larte, pse prokurorët e SPAK vazhdojnë ta trajtojnë sekretarin e përgjithshëm si subjekt o posaçëm.
Këto janë pikërisht çështjet për të cilat kontrolli parlamentar duhet të kërkojë shpjegime.
Pavarësia e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale është një garanci kushtetuese.
Por pavarësia nuk e përjashton llogaridhënien institucionale për mënyrën se si interpretohen dhe zbatohen normat procedurale, sidomos kur praktika gjyqësore evidenton probleme të përsëritura.
Prandaj mbetet një pyetje legjitime: Përse në seancat e raportimit nuk shtrohen këto pyetje?
Përse organizohen dhe transmetohen publikisht këto seanca, nëse nuk ushtrohet një kontroll real mbi problematikat që evidentohen në praktikën gjyqësore?
Cili është, në fund të fundit, funksioni konkret i kontrollit parlamentar ndaj institucioneve të pavarura?
Hajduti i kerkon llogaridhenie Spakut qe e futi ne burg se ka vjedhur. Ky eshte kulmi i keture felliqesirave. Dalsh pas 30 vjetesh nga aty.
Te dashur qytetare shqiptare. Jepini femijeve tuaj te lexojne Demokracia ne Amerike e Alexis de Tocqueville. Lexojeni dhe vetë! Edukojini femijet tuaj sapo hyjne ne shkolle te mesme. Te kuptojne si duhet te jete nje vend dhe cfare duhet te kene parasysh qytetaret. Nëse do ta përmblidhja "Demokracia në Amerikë" (Democracy in America) të Alexis de Tocqueville në një fjali, ajo do të ishte kjo: Demokracia është shumë më tepër sesa një sistem zgjedhjesh; ajo është një mënyrë jetese që formëson karakterin, zakonet, ekonominë, fenë, familjen dhe mënyrën se si njerëzit e kuptojnë lirinë. Ky është libri më i rëndësishëm që është shkruar ndonjëherë për funksionimin e demokracisë moderne. Kush ishte Tocqueville? Alexis de Tocqueville ishte një aristokrat francez që vizitoi SHBA-në në vitet 1831–1832. Zyrtarisht shkoi për të studiuar sistemin penitenciar (sistemin e vuajtjes së dënimit ((burgjeve)) dmth, por në të vërtetë donte të kuptonte një pyetje shumë më të madhe: Pse demokracia funksionon kaq mirë në Amerikë, ndërsa Franca kalon vazhdimisht nga revolucioni në diktaturë? Nga ky udhëtim lindi libri. Ideja më e madhe e librit Sipas Tocqueville, historia po lëviz drejt një drejtimi të pashmangshëm: barazia e kushteve. Ai nuk thotë se të gjithë do të jenë të pasur. Ai thotë se: askush nuk lind më me privilegje të përjetshme; çdo qytetar konsiderohet juridikisht i barabartë; çdo individ mund të ngjitet në shoqëri. Kjo është forca që ndryshon botën moderne. Liria dhe barazia nuk janë e njëjta gjë Ky është ndoshta argumenti më i rëndësishëm. Tocqueville thotë: Njerëzit e duan shumë barazinë. Madje... nganjëherë e duan më shumë sesa lirinë. Nëse duhet të zgjedhin midis: të jenë të lirë por jo të barabartë; ose të jenë të barabartë por me më pak liri; shumë njerëz zgjedhin alternativën e dytë. Ai e konsideron këtë një rrezik të madh. Tirania e shumicës. Ky është koncepti më i famshëm i librit. Në monarki të shtyp mbreti. Në demokraci mund të të shtypë shumica. Nëse 90% e njerëzve mendojnë njësoj, pakica mund të mos guxojë të flasë. Ligjërisht je i lirë. Shoqërisht mund të ndihesh i detyruar të heshtësh. Prandaj demokracia mund të krijojë presion ndaj mendimit ndryshe. Pse funksiononte Amerika? Tocqueville thotë se arsyeja nuk ishte Kushtetuta. As Presidenti. As Kongresi. Arsyeja kryesore ishin: Zakonet (mores) Fjala "mores" përdoret vazhdimisht. Ajo përfshin: kulturën; moralin; edukimin; besimin; mënyrën si njerëzit bashkëpunojnë. Institucionet janë të rëndësishme. Por zakonet janë edhe më të rëndësishme. Shoqatat vullnetare Amerikanët krijonin shoqata për çdo gjë. Një shkollë. Një kishë. Një rrugë. Një bibliotekë. Një spital. Një klub. Ata nuk prisnin gjithmonë shtetin. Kjo i mësonte qytetarët: të bashkëpunonin; të negocionin; të merrnin përgjegjësi. Sipas Tocqueville: Shoqëria civile është shkolla e demokracisë. Pushteti lokal. Ai mbeti i mahnitur nga komunat/bashkitë amerikane. Vendimet merreshin pranë qytetarëve. Kjo krijonte ndjenjën: "Ky është qyteti im." Jo: "Le ta zgjidhë qeveria." Rreziku i shtetit paternalist. Një nga parashikimet më të famshme. Ai thotë: Demokracitë nuk rrezikohen gjithmonë nga diktatorët. Mund të rrezikohen edhe nga një shtet tepër mbrojtës. Një shtet që: kujdeset për gjithçka; vendos për gjithçka; organizon gjithçka. Qytetarët bëhen të rehatshëm. Por humbasin zakonin për të qenë të lirë. Ai e quan këtë një formë të re despotizmi: "despotizëm i butë" (soft despotism). Nuk ka burgje. Nuk ka terror. Por qytetarët bëhen pasivë. Individualizmi. Ai bën dallim mes: egoizmit dhe individualizmit. Individualizmi është kur njerëzit: mbyllen në familjen e tyre; merren vetëm me jetën private; nuk interesohen më për komunitetin. Kur kjo ndodh... shteti bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Feja. Një paradoks interesant. Amerika ishte shumë fetare. Por nuk kishte kishë shtetërore. Pikërisht kjo e bënte fenë më të fortë. Feja vendoste kufij moralë. Politika mbetej e lirë. Ai mendonte se demokracia ka nevojë për një bazë morale, edhe kur shteti është laik (laik dmth kur shteti dhe feja funksionojnë të ndarë njëri nga tjetri). Pse libri është ende aktual? Sepse pothuajse çdo debat modern është parashikuar aty. Kur flasim sot për: rrjetet sociale; populizmin; polarizimin e shoqërisë; presionin e opinionit publik; shtetin gjithnjë e më të madh; rënien e pjesëmarrjes qytetare; krizën e institucioneve; po diskutojmë pikërisht shqetësimet që Tocqueville ngriti gati 200 vjet më parë. Çfarë mund të nxjerrë Shqipëria nga Tocqueville? Përgjigja do ishte: Demokracia nuk mbahet gjallë vetëm nga ligjet, por nga kultura institucionale dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve. Një shtet me ligje të mira, por me qytetarë pasivë dhe institucione të dobëta, mbetet i brishtë. Barazia është forca kryesore që formëson demokracinë moderne. Liria duhet mbrojtur edhe nga vetë shumica. Institucionet funksionojnë vetëm kur mbështeten nga zakone dhe kulturë qytetare. Shoqëria civile dhe pushteti lokal janë shtyllat e demokracisë. Rreziku më i madh për demokracinë nuk është vetëm tirania klasike, por edhe "despotizmi i butë": një shtet tepër paternalist dhe qytetarë që heqin dorë gradualisht nga përgjegjësia dhe liria.
Kur ishte minister ky , krekosej lokaleve te bllokut me Mero Bazen. Me pas i hapi lokal Ermal Mamaqit te rruga kosovareve per fatura fiktive. Tani ka fillu romane nga burgu
O Loni dhe kushdo tjeter,Z.Ilir Beqaj eshte qytetar i Republikes te Shqiperise.Si i tille ai kerkonte zbatohen sandartet e drejtesise ,te cilat shkelen.Nuk e di qe Ai eshte hajdut sic e quani ju. Prezumimi i pafajsise eshte guri i themelit ne shtetin e te drejtes.Mos u nxito te japesh definicione.
Ky eshte ne burg me vendim gjykate, ti thua nuk e di a eshte i fajshem apo pafajshem Hajde hajde, po nrm se bashk i keni ndar mesa duket me fatura qoftesh
Zoti Ilir Beqaj ka nje pregatitje shume te larte, por prokuroria SPAK eshte nje 0 e madhe jane dhe te pandershem.