Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, jo pasojë e parave të pista

17 Korrik 2026, 14:10Ekonomia TEMA
Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, jo

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe në lidhje me forcimin e lekut dhe rënien e euros, një lëvizje që e konsideron si fakt kokëfortë për rritjen e ekonomisë së vendit.

“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.

Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka?

Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë. Te ky program është edhe pjesa juaj. Bizneset e tërhoqën shumë litarin me pagat dhe tani janë gati të paguajnë edhe më shumë se në Greqi.

Por tani duhet krijuar besimi i shqipove që tani kanë ikur për të punuar në Greqi. Shqipëria sot nuk jeton më me arritjet, por me pritshmëritë.

Kur erdha këtu, te shkallët kishte më shumë njerëz seç jemi këtu në sallë. Ishin të gjithë turistë. Sot sheh më shumë turistë në rrugët e Tiranës. Në qershor kemi pasur një stepje, me rritje prej vetëm 1 përqind. Por e vërteta është se 5.7 miliardë euro hyjnë nga turistët e huaj në vendin tonë.

Diskutojmë se këtu ka një lavatriçe të madhe parash të pista. Po kush do na linte ne të avanconin për në BE? Vetëm ideja do të na kishte ndaluar dhe do të ishim pre e inspektimeve të thella të BE. Sot po lufton sistemi, deri dje nuk e bënte këtë.

Fakti që kapen njerëz të përfshirë në rrjet që ka mundësuar sjelljen e njerëzve që kanë mundësuar sjelljen e parasë së pisët është një lajm i madh dhe tregues se po goditen nga të gjitha anët. Njëri nga këto ‘fast food’-et që sjell algoritmi, me një pamje prej kompetenti, por një personazh pa asnjë atribut, shkollim dhe asnjë ditë pune përveç industrisë së llafeve, thoshte: Përse ka rënë euro?

Po se është forcuar leku ishte përgjigja dhe bënin sikur kapën një gafë. Por kjo është e vërteta. Kemi aeroportin më të madh në rajon, mbi Beogradin prej disa vitesh, pa subvencione, se ata subvencionojnë atje. Çfarë parash janë këto? Si të mos forcohet leku pas gjithë këtyre treguesve?”,- u shpreh Rama.

4 Komente

  1. L
    Loni

    Ekonomia shqiptare? Cfare po tymos ky se po i ben njerezit budallenj! Ne shqiperi nuk prodhohet gje, as nuk eksportojme. Ky me salinjte e kane bere vendin corap.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      O debili i Lindes me kapele, keshtu si flet ti duket qe debile qenka dhe Linda me kapele si eksperte. Pa pyeti ata qe kane patur kursime ne euro sa kishin dhe sa kane ? O debil !

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hakiu

        Bota ka kohe qe nuk te beson,por edhe shqiptaret kane fillu mos met besu.Forcimi i lekut,jo nga ekonomia,por nga parat e Droges.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Refugjati-Shqipetare

          o Ramush:"Forcimi" i Lekut??Eshte si Pasoj e neve "Refugjateve-Shqipetare..qe Punojme ne Kurbet dhe i dergojme ne Shqiperi..na Rama: 1-Ka edhe "Zemergjere" Refugjate Shqipetare....pse them Shqipetare:Sepse Shqipetaret po ikin nga Shqiperia... Zene Berisha ...u kthye nga Suedia pa KLoqe leku ne Xhepe, dhe i Mbushi Barkun Kusherires per Letra...por ja qe na u Be Miljoner ne Shqiperi.....edhe Flamur Noka...qe shkoj Refugjate ne Ish-Jugosllavi i "Gjeti Pune " UDB-ja prane "Partise Demoklratike-Berishjane"..edhe ky u be Miljonere....pra UDB-shet Kthehen dhe behen Miljoner dhe pa Punuar...kurse ne Refugjatet e Shkrete... sa Hyjme ne Shqiperi...Policet e Doganes...per "Miresjellje" na Shkundin Xhepat...dhe na Kerkojne Deklarimin e Parave...He si thua Edi Do Ryjme ne Europe apo jo??? Ja per kete e bejne edhe Policet Shqipetare...qe po pane Ndonje "Koqe leku" te tepert ne Xhepat e Refugjatit i mjeri apo mjera--ai apo ajo.....Fillon HETUESIA ...se ku i gjete Paret????? Po heren e Fundit qe erdha ne Shqiperi, per te Pare Prinderit qe jane Shqipetare dhe kane Mbetur te tille, gjeta RAsTESISHTE NJE 20-€.....Medova , se do te kapercenin Limitin e Duhur , prandaj, pasi pashe rrethe dhe rrorull, ja bere dhurate nje Femije te vogel qe Hante nje Akullore... Me mire Femija thashe se na hapen "Muhabete me Policine" Shqipetare qe eshte shume e "Ndergjegjeshme" ne kryerjen e detyres.... Pra qe te mos Zgjatem z.Rama.. Leku "Bie"..dhe jo Forcohet..sepse Biem Koooqe...Leke ne Shqipetaret qe nuk jemi Politikane dhe nuk dalim te Protestojme ne Tirane.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje