Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon një mbrojtje të veçantë ligjore për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, duke vendosur kushte të posaçme për arrestimin apo kontrollet ndaj tyre.
Sipas nenit 72 të projektligjit, të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, drejtuesit e Bankës Qendrore nuk mund të arrestohen, të privohen nga liria, apo t’u nënshtrohen kontrolleve personale dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose gjatë ndjekjes së menjëhershme pas kryerjes së një vepre penale.
Në rast se prokuroria kërkon arrestimin ose kontrollin e banesës së Guvernatorit apo Zëvendësguvernatorëve, ajo duhet t’i drejtohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese për autorizim. Sipas projektligjit, kjo gjykatë duhet të shprehet brenda dy javësh nga paraqitja e kërkesës. Nëse nuk merret një vendim brenda këtij afati, kërkesa konsiderohet e refuzuar.
Një mbrojtje e tillë nuk është e zakonshme në shumicën e vendeve europiane. Në vende si Gjermania, Italia, Franca, Belgjika apo Britania e Madhe, guvernatorët e bankave qendrore mund të arrestohen pa qenë nevoja për autorizim nga një institucion tjetër.
Në vendet anëtare të Bashkimit Europian, imunitetet e posaçme lidhen kryesisht me funksionet e guvernatorëve si anëtarë të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane dhe jo me çështje të tjera personale apo akuza si korrupsioni.
Shqipëria ka pasur më herët raste të arrestimit të një guvernatori në detyrë. Në vitin 2014, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas skandalit të përvetësimit të 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Monedhës. Më pas ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe fitoi edhe dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra.
Një tjetër rast lidhet me ish-guvernatorin Ilir Hoti, i cili u arrestua në vitin 1993 për shpërdorim detyre, por disa muaj pasi kishte lënë postin.
Projektligji i ri parashikon që vendimmarrja për autorizimin e arrestimit të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, duke e shmangur Kuvendin nga ky proces.
PER PROJEKT-LIGJIN per BANKEN E SHQIPERISE: Ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian, Guvernatori nuk gezon imunitet te posacem juridiksional. - - - - - ..... - - - - - ..... - - - - - Vendimet per Kontrolle e/o Arrestim te Tij i merr Gjykatesi i Juridiksionit te zakonshem Penal te Kryeqytetit, pas Kerkeses se Prokurorit te Ceshtjes. - - - - - ..... - - - - - ..... - - - - - Pyetje per Gazetarine Investigative dhe SPAK-GJKKO: - - - - - Sa lidhet ky projekt-Ligj, mes te tjerash, edhe me disa procese bankare te kryeqezuara ne kohe e hapesire. - - - - - ..... - - - - - 1. - me renien drastike te kembimit te Euro-s ne tregun valutor, e Banka Qendrore deri ne fillim te ketij viti bente sikur nderhynte, ndersa keta 3-4 muajt e fundit e ka pararendur, aq sa kompanite e kembimit kane qene ato qe kane bere rezistence here pas here ; 2. - me qarkullimin ciklik e mase te madhe e monovolume, permes bankave te nivelit te dyte, te kartmonedhave tejet te konsumuara, te cilat praktikisht duhet te qendronin jashte qarkullim/perdorimit ne treg (i njejti fenomen ky, por me permasa me te medha, se ai qe u pershfaq ne vitet 2013-2014, e qe coi ne arrestimin - pa denim?! - te ish-Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. - - - - - ..... - - - - - ..... - - - - - ... ... ... ... ... ... ... ... ka dhe procese te tjera financiare, te cilat jane ne anomali te plote me strukturen financiare, ekonomike, prodhim/eksport/import, e sidomos te blerjeve imobiliare deri na Amerike, Australi e Afrike te Jugut ...
Pse kjo mbrojtje ketij debil servil hajdut legenit? Pse cfare pislleku e maskaralleku ka marre persiper ky debili?
Opaaa edhe nje grope tjeter. pjese e rrjetit te rames guvernatori prandaj po mbrohet se eshte per koker te burgut
Këtyre do qirë çkanë në prag të derës i bëjnë ligjet për të vjedhur vetë dhe populli bënë burg. O shtet rumpallë qe jemi prandaj na ka mallkuar zoti se toka ështe e bekuar. I bëni ligjet si ju do bytha pa do vijë një ditë që do i lani deri në brezin e shtatë të gjitha gjynahet o politikanë pisa që mos pafshit hajër.
Shih Bela Belen e piqu. I mesoi Rama keq, vidh se imunitet.
Bije ere hajdutllek… po e ndien dhe ky rrezikun..!!
https://www.google.com/url?sa=t
Guvernatorët e bankave qendrore në vendet e BE-së nuk gëzojnë zakonisht imunitet personal nga arrestimi apo ndjekja penale vetëm për shkak të detyrës së tyre. Mbrojtja që kanë lidhet kryesisht me pavarësinë institucionale të bankës qendrore dhe, për vendet e eurozonës, me rolin e tyre në Banka Qendrore Europiane. Ja si funksionon në praktikë: Nuk ekziston një rregull i përgjithshëm në BE që kërkon autorizim nga parlamenti apo gjykata kushtetuese për arrestimin e një guvernatori. Në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika apo Spanja, guvernatorët janë subjekt i ligjit penal si çdo zyrtar tjetër. Nëse ka bazë ligjore, prokuroria dhe gjykatat mund të procedojnë sipas rregullave të zakonshme. Ajo që mbrohet fort është mandati i tyre: qeveritë nuk mund t'i shkarkojnë arbitrarisht. Statuti i Sistemit Europian të Bankave Qendrore parashikon se një guvernator mund të shkarkohet vetëm në rrethana të kufizuara (p.sh. nuk plotëson më kushtet për detyrën ose ka kryer shkelje të rëndë), dhe vendimi mund të ankimohet në Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian. Anëtarët e Këshillit Drejtues të ECB-së gëzojnë privilegje dhe imunitete funksionale, që synojnë të mbrojnë ushtrimin e detyrës së tyre evropiane (p.sh. për veprime të kryera në cilësinë zyrtare), por këto nuk përbëjnë imunitet të përgjithshëm ndaj hetimit ose arrestimit për vepra penale, si korrupsioni, mashtrimi apo krime të tjera. ______________________________ Shënim: Pra, imunitet me kartona në parlament për Ballukun. Imunitet për Guvernatorin. Për Ramën po e po, se atij nuk i shqitet bytha nga karigia e kryeministrit dhe ka thënë që as telefonin mos të guxojnë ata të Spakut t'ja kontrollojnë. Problemi është ae Babloku thotë se po çon në BE Shqipërinë. Si kështu? Ku i gjeti këto standarte? Në vendet autokratike?
Po të abuzojnë. Të arrestohen në vënd, se e katandisë Shqipërinë. Në këtë gjëndje ekonomike.
Po shkojme drejt Europes pra? Kush po e ben projektligjin per mbrojtjen e guvernatorit? Qeveria. Pse po e ben? Sepse pislleqet e qeverise materializohen te guvernatori dhe natyrisht qe guvernatori do mbrojtjen e CosaNostra-s. Padrino Rama nuk mund ta leshoje as Sejkon, as Ballukun...tani qe Aruba po qfron!!!
Izraeli po mbron klyshet e vet
Perse duhet te kete imunitet nje guvernator banke?Ai eshte i emeruar si cdo nepunes shteteror. Imuniteti,(mbrojtja ligjore),i jep garanci te shkele ligjin.Rasti i Z.Fullani (doli i "pafajshem") duhet pare me kujdes.Ai u akuzua per shperdorim detyre sepse ne institucionin qe drejtonte pati shkelie te zbatimit te ligjsmerise.Edhe pse nuk u denua ligjerisht,moralisht ai ishte fajtor ,pasi nuk ishin zbatuar ligjet per te cilat ishte paguar.Ne nje shtet DEMOKRATIK,perballja me ligjin nuk duhet te kete mbrojtje ligjore.
sikur u paten zhduk nja 8 miliard lek ne prerje te modhe