Leku digjital “futet” në BE: Ndryshon ligji për Bankën e Shqipërisë, përgatitet për integrimin

16 Korrik 2026, 14:30Ekonomia TEMA
Leku digjital “futet” në BE: Ndryshon ligji për

Shqipëria pritet të ketë për herë të parë një monedhë digjitale kombëtare. Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon që, krahas kartëmonedhave dhe monedhave metalike, të ketë edhe monedhën digjitale “Lek”, që do të emetohet nga Banka e Shqipërisë dhe do të ketë kurs ligjor në të gjithë territorin e vendit.

Ndryshimet në draft vijnë si një detyrim i vendit në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke përafruar një sërë rregullash, ndërsa edhe Banka Qendrore Europiane po avancon me krijimin e monedhës digjitale.

Sipas projektligjit të hedhur për konsultim publik, Banka e Shqipërisë do të ketë të drejtën ekskluzive për emetimin e monedhës digjitale “Lek”. Institucioni do të përcaktojë prerjet, karakteristikat teknike dhe elementet e sigurisë për secilën prej tyre.

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon edhe mënyrën se si do të funksionojë sistemi monetar i vendit pas anëtarësimit në Unionin Monetar Europian dhe miratimin e euros si monedhë kombëtare.

Sipas draftit, nga data kur të prezantohet zyrtarisht si monedhë e Republikës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë nuk do ta hartojë më në mënyrë të pavarur politikën monetare. Ajo do ta zbatojë atë në përputhje me Sistemin Europian të Bankave Qendrore dhe rregulloret e Bashkimit Europian.

Projektligji përcakton gjithashtu se euro do të zëvendësojë lekun si njësia monetare e Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave, në përputhje me rregullat e sistemit.

Për të garantuar këtë autonomi, projektligji ndalon financimin monetar të sektorit publik. Banka e Shqipërisë do të veprojë si agjent fiskal i qeverisë, por i ndalohet të japë kredi, overdrafte apo forma të tjera të financimit për qeverinë apo institucionet shtetërore.

Për të përballuar rreziqet, projektligji kërkon një rritje të konsiderueshme të kapitalit të Bankës Qendrore, i cili aktualisht është 2.5 miliardë lekë dhe duhet të rritet në 6 miliardë lekë.

2 Komente

  1. A
    Arberori

    Super..

    Përgjigjjuni
    1. Ç'vlersim valute tē huaj dhe revolucion para kryem

      Ç'far kuptojm me lek digjital., e gjithē pasuria nē tē holla e shqipētarve ekziston nē teori por jo nē praktik.Kuptuar ndryshe, nēse tē gjithē kērkonin tē tērhiqnin kursimet e tyre nga numri llogaris nē banka tē nivelit tē dytē, as 20 % nuk do ju bēhej e mundur.Sot shteti pērpiqet tē gjej mundēsi pēr hyrje tē reja fondesh, me investitor, turist qē blejn pasuri tē paluajtshme, kursimet e emigrantēve, privatizime tē ndryshme, shtyrje projektesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje