Begaj: Shqipëria është model i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare

20 Korrik 2026, 16:08Sociale TEMA
Begaj: Shqipëria është model i harmonisë dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Europës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e forumit si një platformë për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Evropë.
Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Presidenti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi se shoqëria shqiptare si mbartëse e këtyre vlerave arriti t’i mbijetojë kohërave më të errëta të besimit:

“Megjithëse regjimi diktatorial e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot të zhbënte besimin e shqiptarëve në Zot”, vijoi Begaj.

Kreu i Shtetit u ndal, gjithashtu, te vlera që ka për shoqërinë shqiptare respektimi i besimit të tjetrit.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare.

Në fund të takimit, Presidenti theksoi se, në një kohë kur bota përballet me sfida të shumta, polarizim dhe konflikte, dialogu ndërfetar mbetet një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e urave të besimit, solidaritetit dhe paqes.

Në këtë frymë, shtoi Presidenti Begaj, Shqipëria vijon të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin unik të harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

8 Komente

  1. S
    Sateri

    Begaj ja fut kot, duke inkurajuar bajgerat islamiste qe po kerkojne te krijojne edhe parti politike. Te mos harroje se drejton nje shtet laik e jo islamik.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me Turkish rigon.......

      Ah Bayrom turkoshaku te cqieft verren ndonje kallupses afghon...... hahahaha

      Përgjigjjuni
    2. d
      dthnthnxf

      Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, cfare deklarate bombastike. E ke hallall o plako 5000 euro pagen, edhe dy muaj futja gjume e shiko se mos te shpeton ndonje p...ne keto vizita te panumerta ne per bote se na turperon pasi i shpetuam turpit nga deshtimi i koncertit te West se kete radhe shpetuam me 4.2 milion euro por ajo nuk lahet me para se e di historine e hasan pordhes me duket.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali kari

        ordiner

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Presidenti Mjek-Noter i Kryeministrit, gjynafqari Bajram Begaj, vazhdon t'i bjere fyellit ne nje brime! Te pakten Bamir Topi protestoi...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Digji Tali

            Shqiperia nuk ka bashkejetese fetare. Zero! .... Shqiptaret nuk e ndjekin fene, nuk besojne..... Prandaj nuk e rruajne per fene. Ketu myslimani mban kryq ne qafe dhe shkon ne kishe per qef. Dhe i krishteri shkon tek Abaz Ali Tomorri, po per qef...... Kjo eshte trashegimia me e madhe qe na la Enver Hoxha. Mirepo kane frike ta pranojne.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              vdekshin muslimanet, rrofte mbreti Gjergj Kastrioti.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Five company

                Harmoni nderfetare - Reciprocitet Mbaj duart larg nga besimi fetar, i cili nuk pranon duart te zhytur ne mut dhe te lara ne gjak. Shtet laik - mbaj distance.. LGBT e respektojme ne te 2 anet e Begaj, mjafton qe te mos kerkosh pune si prift ose si hoxhe.... Post scriptum: Kur te takojne dr. Adhamudhin i uroj te gjithe te nxjerrin nga nje sy dhe te fillojne serialet e reja ne Minions , kuzhiniere, ushtarake, turiste, .Kinematografia ka nevoje per ju! BRAVO JU MIREPRESIM NE LAGJET TONA!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje