Shërbimi shëndetësor veror, tarifa për pacientët e huaj, paratë do t’i mbeten qendrave

18 Korrik 2026, 16:30Sociale TEMA
Shërbimi shëndetësor veror, tarifa për pacientët e

36 qendra verore shëndetësore janë në funksion të pushuesve, vendas dhe të huaj, për çdo problematikë që lidhet me shëndetin. Ndryshe nga më parë, këtë vit Ministria e Shëndetësisë ka vendosur tarifa të unifikuara për të gjithë turistët e huaj që kërkojnë shërbim shëndetësor.

Referuar tabelës së shërbimeve të afishuara në çdo qendër shëndetësore, çmimet variojnë nga 250 lekë, që është testi i matjes së sheqerit në gjak, deri në 1500 lekë për konsultat me mjekët specialistë.

Mjekët pranë qendrave verore tregojnë se gjatë kësaj periudhe fluksi i pacientëve ka qenë më i shtuar. Dominojnë shqetësimet e shkaktuara nga temperaturat e larta, hipertensioni, gastroenteritet dhe alergjitë nga insektet e ndryshme. 

Mbi 17 mijë pushues kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor pranë qendrave verore në zonat bregdetare dhe malore. 21% e tyre kanë qenë turistë të huaj.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka deklaruar se tarifat aplikohen vetëm për shtetasit e huaj, ndërsa pacientët shqiptarë do të marrin shërbim falas. Të ardhurat që do të mblidhen nga pagesat e turistëve do të menaxhohen nga vetë qendrat shëndetësore. 

Lini një Përgjigje