Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

19 Korrik 2026, 15:21Sport TEMA
Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më

Këshilli i Evropës, organizata panevropiane për të dë drejtat e njeriut këshillon FIFA që të përforcojë integritetin e futbollit, duke pohuar se Botërori i bashkëorganizuar nga SHBA kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh.

Botërori 2026 ka ngritur një sërë pikëpyetjesh-tha Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Alain Berset-festa do të përfundojë, por pikëpyetjet jo’

Po kështu Berset tha se është e nevojshme që të nisë një dialog konstruktiv duke nisur nga kjo e dielë për të ndëruar kuadrin e integritetit të Botërorit 2030 përpara se ato të luhen duke e hedhur më pas vëmendjen te influenca politike që u vu re edhe në këtë edicion të Kupës së Botës.

politike u spostua edhe në fushën e lojës-vijoi Berset-kur rregullat thyhen nën presion çdo rezultat është objekt dyshimesh’.

Por jo vetëm kaq, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës diskutoi edhe vendimin e FIFA për të përfshirë për herë të parë në merkaton e parashikimeve-ADI Predictstreet- si partner zyrtar, duke parë edhe aktivitetin e madh të basteve në çdo aspekt të ndeshjes.

‘Bastet janë spostuar nga rezultati përfundimtar i një ndeshjeje te çdo moment që një futbollist mund të krijojë, pa e ndryshuar rezultatin. Iu hapet dera mashtrimeve dhe ky Botëror ua hapi akoma më shumë-përfundoi Berset.

3 Komente

  1. F
    Fifa 2026 ora 21 sonte finalja madhe dhe ceremonia

    Ishte parashikuar Argjentin -SHBA finalja 2026, por Belgjika ja futi 4-1 Amerikanēve, ku kjo e fubdit u zemērua pasi ndihmoj Belgun tē fitoj ndaj Senegalezve nē minutat e fundit me 3 gola.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demotakercita

      Gjithmon,politika ka nderhyre ne sport.Kete rradhe ishte me e dukshme.Rusia per luften kunder Ukraines,me te drejte eshte perjashtuar nga pjesemrrja.Po Izraeli pse nuk pezullohet?Po USA pse u lejua te luante?A nuk kane kryer edhe ato sulme kuder Palestines,e Iranit?Po Irani pse luajti,a nuk sulmoi ai vendet e Gjirit per hakmarrje?Ligji i me te fortit dhe jo barazi.Vetem Shqiperia nuk e "bojkotoj" Izraelin ne footboll.(Ne Europe).Ndoshta jemi apolitike,apo bejme te kunderten e asaj qe benim ne "diktature".

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        As nuk e rruan me njeri se çfare thone keto bibat e EU,se burra nuk ka me.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje