Po sikur Messi të kishte zgjedhur Spanjën? Historia e pabesueshme e momentit kur Argjentina rrezikoi të humbiste legjendën e saj

19 Korrik 2026, 13:10Sport TEMA
Po sikur Messi të kishte zgjedhur Spanjën? Historia e pabesueshme e

Një vendim i marrë më shumë se 20 vite më parë mund të kishte ndryshuar jo vetëm karrierën e Lionel Messit, por edhe historinë e futbollit botëror.

Ashtu si në filmin “Sliding Doors”, ku një moment i vogël ndryshon gjithë rrjedhën e jetës së personazhit kryesor, edhe Messi në vitin 2004 u gjend përballë një zgjedhjeje që mund ta kishte çuar në një tjetër kombëtare.

Në atë kohë, 17-vjeçari nga Rosario ishte konsideruar tashmë një talent i jashtëzakonshëm. Spanja kishte nisur procedurat për ta bërë pjesë të kombëtares së saj U-20 dhe ishte shumë pranë ta merrte me vete në Botërorin e kësaj grupmoshe.

Por në Argjentinë e kishin kuptuar rrezikun. Trajneri i atëhershëm i të rinjve, José Pekerman, e shihte Messin si të ardhmen e futbollit argjentinas.

“Ai ishte fytyra e re e futbollit tonë. Duhej të shmangnim me çdo kusht humbjen e tij”, ka rrëfyer më vonë Pekerman.

Pekerman zbuloi se Argjentina ndërtoi një plan urgjent për të penguar që Messi të debutonte zyrtarisht me Spanjën.

“I thashë Tocallit, trajnerit të Argjentinës U-20, se ai ishte lojtari i së ardhmes, i së ardhmes sonë. Por Spanja i kishte përgatitur të gjitha për ta marrë në Botërorin U-20.”

Zgjidhja ishte një miqësore e organizuar me shpejtësi, ku Messi do të grumbullohej me fanellën e Argjentinës.

“I kërkova nëse mund të organizonim një ndeshje miqësore dhe ta thërrisnim Messin, në mënyrë që të firmosja listën dhe ta dërgoja në FIFA. Më tha: ‘Si mund të më thuash tani që ka një djalë që duhet shtuar?’. I shpjegova se nuk kishte nevojë të luante në turne, por vetëm në atë miqësore, për ta marrë nga Spanja.”

Me ndihmën edhe të presidentit të atëhershëm të federatës argjentinase, Julio Grondona, plani funksionoi. Messi veshi fanellën e Argjentinës dhe kjo ishte fillimi i një historie që do të ndryshonte futbollin.

Pyetja mbetet një nga “po sikur”-et më të mëdha të historisë së sportit.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse Messi do të kishte luajtur për Spanjën?

Ndoshta sot do të shihnim një dyshe të jashtëzakonshme me Lionel Messin dhe Lamine Yamal, dy talentet që në ditët e fundit janë bërë pjesë e një fotografie virale së bashku, në të njëjtën fanellë kombëtare.

Spanja mund të kishte pasur një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në historinë e saj, ndërsa Messi do të kishte pasur një tjetër rrugëtim ndërkombëtar. Por historia nuk mund të ndryshohet.

Pa shtatë golat dhe paraqitjet e jashtëzakonshme të Messit në Botërorin 2022, është e vështirë të imagjinohet Argjentina si kampione bote në Katar. Në të njëjtën kohë, mbetet pyetja se çfarë do të kishte arritur Spanja me një Messi në ekip gjatë viteve të fundit.

Top Channel

6 Komente

  1. N
    Nje nga Durresi

    Ne fakt Messi duhej te merrej nga Italia sepse nga origjina eshte 75% italian(Thone qe ka prejardhje Arbereshe) dhe vetem25% spanjoll.Por ne kete kohe italianet kishin me qindra lojtar te calibrit te lart. Simbas statistikave rreth 80% e popullsise argjentinase eshte me rrenje origjine italiane dhe eshte e pakuptueshme se si italishtja nuk eshte bere gjuhe zyrtare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Rreth 60-62 % eshte po nje pjese e madhe jane me origjin arbereshe dhe as qe e dine po e njejta gje edhe ne Brazil ku numri eshte me i madh akoma.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Po të ishte treguar Duka më i shkathët me prejardhjen e origjinës së Messit edhe Shqipërinë mund të kishte zgjedhur dhe jo vetëm ai, por edhe Hakimi i Marokut, Dzeko i Bosnjës, etj, etj. Hahahaha!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejk

        Po te ishe treguar edhe ti me i shkathet sdo ta qinin gruan shqiptaret.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Me sa duket motra dhe gruaja jote ta paskan thënë sekretin tim se për ti shkërdhyer ato nuk qe e nevojshme shkathtësia, por aftësia!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejk

            Sekret leshi se une skam as moter as grua kam vetem 2 dashnore gocen dhe gruan tende qe I shkerdhej dhe ndonjeher ja nxjerr dhe shokeve

            Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje