"Vesi del me shpirtin"/ Shehaj vodhi dokumentin sekret në Kuvend, Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin

27 Korrik 2026, 19:40Politika TEMA
"Vesi del me shpirtin"/ Shehaj vodhi dokumentin sekret në Kuvend,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Agron Shehaj për marrjen e një dokumenti të klasifikuar, duke përdorur akuza dhe etiketime të forta ndaj tij.

Përmes një reagimi publik, Rama e cilësoi atë si një “ballist” dhe “hajdut dokumentesh”, ndërsa tha se tentativa për t’u larguar me vrap i kujtoi, sipas tij, sjelljen e “ballistëve” që grabisnin pula.

Ai u shpreh se shpreson që Prokuroria të veprojë sipas ligjit ndaj personit në fjalë, ndërsa shprehu edhe keqardhje për sekretaren që, sipas tij, u përfshi në ngjarje dhe falënderoi Zotin që ajo nuk pësoi dëme serioze gjatë ndjekjes së Shehajt.

Postimi i Ramës:

"Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”.

5 Komente

  1. B
    Bismarku ka pas te drejte

    Kjo eshte drejtesija dhe prokurorija qe deshe dhe bere ti qe na premtove shtet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      EdSali e di mire si per vete dhe vellain e tij siamez qe vesi del me shpirtin. Popo Rame kjo shkon edhe per Shehajn, Ballen tend, Mulin e sivllahut tend etjetj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lubi Malltezi

        Kjo eshte drejtesia e re per te cilen ti mburresh cdo jave dhe pastaj na thua qe nuk beson se do u tregoje vendin krimineleve. Eshte e njejta drejtesi qe cdo dite pershurr mbi gjakun e viktimave te 21 Janarit dhe te Gerdecit. Eshte drejtesia e jote dhe e Fatmir Xhafajt.

        Përgjigjjuni
        1. Ik ore

          Ti mor kryeministër plehrë që bën avokatin e Ballukut për hajdutlliqe nga 1 miliardë euro, dhe thua që ka prezumim pafajsie ajo hajdutja, na e etiketoke hajdut pa prova agron shehajn! Po agron shehajt si ka falë vilë në palasë igli tare o rame. As nuk ështl shoku i ergys agasit si puna jote!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E forte

            Haaaa e bukur ....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje