“I urdhëruar nga ‘antiamerikanët’”/ Çupi: Vepra e Agron Shehajt e rëndë, duhet të përgjigjet para drejtësisë

27 Korrik 2026, 20:40Politika TEMA
“I urdhëruar nga ‘antiamerikanët’”/

Duke komentuar veprimin e Agron Shehajt, i cili mori në mënyrë të paligjshme një dokument sekret në Kuvend, analisti Frrok Çupi e cilësoi atë si “shumë të rëndë”. Ai tha se Shehaj duhet të përballet me drejtësinë. Ndërsa shtoi se Agron Shehaj ishte i ‘urdhëruar nga antiamerikanët”.

Sipas tij, mosndëshkimi i këtij rasti do të dëmtonte besueshmërinë e institucioneve dhe raportet me aleatët perëndimorë.

“Një vepër shumë e rëndë. Por dëshmon se në intuitën e tij po e çonte diku dhe ia kërkonin. Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Nëse nuk përgjigjet do të thotë se marrëdhënia është dëmtuar, raporti me perëndimin është dëmtuar. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur sot me Shehajn. Shumë kush do të thotë se ai kërkon të fshehë paratë e pista  të tij… Shehaj është pjesë e kompanisë së bretkosave…”, tha ai.

Lini një Përgjigje