“Një palo burrë sot dhunoi një grua', Balla reagon pas incidentit me Shehajn në Kuvend: Ku janë shoqatat dhe Komiteti i Helsinkit?

27 Korrik 2026, 21:10Politika TEMA
“Një palo burrë sot dhunoi një grua', Balla reagon pas

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, e cila u përpoq të ndalonte deputetin Agron Shehaj pasi ai vodhi dokumentet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua, duke ikur me vrap nga zyra, ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e akuzon Shehajn për dhunë ndaj punonjëses së Kuvendit.

“Përveç shkeljeve të rënda të ligjit për informacionin e klasifikuar, një palo burrë si Agron Shehaj ka dhunuar sot një vajzë, një grua, një nënë. Ky Komiteti i Helsinkit, shoqatat kundër dhunës me bazë gjinore dini gjë ku janë?”, shkruan Balla.

Lini një Përgjigje