Shehaj vjedh Kuvendin/ Meçe: Akt që kapërcen çdo veprim normal njerëzor, demaskoi figurën e vet

27 Korrik 2026, 19:20Politika TEMA
Shehaj vjedh Kuvendin/ Meçe: Akt që kapërcen çdo veprim

Partia Socialiste kërkon referimin në SPAK të Agron Shehajt dhe përjashtimin me 60 ditë të tij nga kuvendi, pasi rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Analisti Arben Meçe u shpreh se Shehaj ka kryer një akt jo normal, të cilin nuk do ta bënte as dhe një fëmijë i vogël.

“Sot ka bërë një akt, i cili kapërcen çdo akt normal njerëzor. As edhe një fëmijë nuk e bën këtë gjë, jo më një politikan, i cili pretendon se është i konsoliduar. Ai është i kapur nga kamerat, ku do ta çojë atë material, atë dokument?”, tha ai.

Ai theksoi se deputeti Shehaj e vetëdemaksoi figurën e tij pasi nuk mund të sillesh në këtë formë me një dokument, i cili ka kaluar në korridore konfidencialiteti në Kuvend dhe aq më tepër kur flitet për një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe SHBA.

Fakti, që me seriozitetin që ka ai akt, që ka kaluar në korridoret e konfidencialitetit do të thotë se përmban diçka brenda dhe ti vrapon për të çuar diku… Ku po e çon? E vetëdemaskoi veten e tij”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje