“U habitën me muzikën shqiptare” – Besnik Qaka rrëfen eksperiencën në dasmën e Dua Lipës

10 Qershor 2026, 14:34Lifestyle TEMA
“U habitën me muzikën shqiptare” – Besnik Qaka

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private të mbajtur javën e kaluar, por që rrëmbeu vemendjen e të gjithëve.

Në këtë dasmë nuk mund të mungonte dhe muzika shqiptare e cila u përfaqësua nga këngëtari i njohur shqiptar Besnik Qaka, i cili ishte i angazhuar për të performuar para të ftuarve. Gjatë një interviste për mediat, artisti tregoi detaje nga dasma e vitit, duke zbuluar se repertori i tij përfshinte kryesisht këngë personale dhe hite në gjuhën shqipe, të cilat krijuan atmosferë festive gjatë mbrëmjes. Sipas tij, edhe të ftuarit e huaj u impresionuan nga ritmet dhe energjia e muzikës shqiptare. 

“Unë kryesisht kam kënduar këngë të miat dhe këngë në shqip që kanë vallëzuar domethënë atë muzikën time që e bëjë unë zakonisht kështu. Faktikisht edhe të huajt që kanë qenë aty janë fascinuar me muzikën shqip”, tha Qaka në Programin e Mëngjesit.

Lideri i grupit NRG Band tregoi se ftesën e ka marrë nga Dukagjini, babai i Dua Lipës.

1 Komente

  1. 《¤》

    Nē eurovision kēndojm gjithmon shqip, nē konferenca pēr shtyp me tē huajt zhvillohet shqip., ndaj se kuptoj pērse ju tingēllon etrange gjuha jon e lasht.Ndoshta jan frymēzuar nga Maqedonia Veriut me studentēt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje