Kate Middleton përballë ish-it, momenti që bëri bujë në dasmën mbretërore

10 Qershor 2026, 09:00Lifestyle TEMA
Kate Middleton përballë ish-it, momenti që bëri bujë

Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë ndërkombëtare ndodhi gjatë dasmës së Peter Phillips, nipit të Mbretit Charles III, me Harriet Sperling në Angli.

Mes të ftuarve ishin edhe Catherine, Princesha e Uellsit, dhe Princi William, por vëmendje të veçantë mori prania e Rupert Finch, ish-të dashurit të Kate Middleton nga koha e studimeve në Universitetin e St Andrews. Sipas raportimeve të mediave amerikane dhe britanike, Kate dhe Rupert u gjendën në të njëjtin event familjar, gati 25 vite pasi kishin pasur një lidhje të shkurtër gjatë viteve të universitetit.  

Rupert Finch mori pjesë në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Lady Natasha Rufus Isaacs. Megjithatë, mediat theksojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë të sikletshme, pasi Finch ka ruajtur marrëdhënie miqësore me çiftin mbretëror ndër vite dhe ishte i ftuar edhe në dasmën e Kate dhe William në vitin 2011.  

Revista amerikane People raportoi se takimi ishte thjesht një rastësi në një ngjarje familjare, ndërsa media të tjera si Page Six, InStyle dhe The Sun i kushtuan artikuj të veçantë ribashkimit të tyre në dasmën mbretërore.  

Për ceremoninë e zhvilluar në Kemble të Gloucestershire, Kate u shfaq me një fustan elegant të stilistit Roland Mouret, të kombinuar me aksesorë klasikë dhe një byzylyk me perla që dikur i përkiste Princeshës Diana.  

Dasma e Peter Phillips dhe Harriet Sperling mblodhi shumë anëtarë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Mbretin Charles III, Mbretëreshën Camilla, Princin William, Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie.  

Burimi: People

Lini një Përgjigje