Tabaku: Protesta qytetare është revoltë kundër një sistemi që ka larguar të rinjtë dhe ka detyruar pensionistët të punojnë

13 Qershor 2026, 09:15Politika TEMA
Tabaku: Protesta qytetare është revoltë kundër një

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka lidhur protestën qytetare që po zhvillohet në vend me krizën demografike dhe ekonomike që, sipas saj, është produkt i modelit të qeverisjes së ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Në një reagim publik, Tabaku u shpreh se protesta nuk është thjesht kundërshtim ndaj një projekti apo një vendimi të qeverisë, por shprehje e pakënaqësisë së grumbulluar ndaj një sistemi që punon për pakicën në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

Sipas saj, treguesit ekonomikë dhe socialë dëshmojnë se Shqipëria po hyn në një cikël të rrezikshëm, ku të rinjtë largohen masivisht nga vendi, ndërsa gjithnjë e më shumë pensionistë detyrohen të rikthehen në tregun e punës për të siguruar jetesën.

Tabaku theksoi se mbi 17 mijë pensionistë iu shtuan forcës aktive të punës vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa më shumë se 55% e pensioneve të pleqërisë janë pensione të pjesshme. Në të njëjtën kohë, numri i pensionistëve po rritet më shpejt se ai i kontribuuesve, duke vënë nën presion të madh skemën e pensioneve.

Sipas deputetes demokrate, këto zhvillime nuk janë rastësi, por pasojë e një modeli ekonomik që ka dobësuar ekonominë prodhuese, ka nxitur emigracionin dhe ka krijuar një sistem ku mundësitë dhe përfitimet përqendrohen tek një pakicë.

“Shqipëria po humbet njerëzit që duhet të jenë motori i rritjes ekonomike dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Kjo është kostoja e një sistemi që ka lënë pas dore shumicën e shqiptarëve”, u shpreh Tabaku.

Duke iu referuar protestës qytetare, ajo argumentoi se revolta që po shfaqet në rrugë është në thelb kundër modelit të qeverisjes që ka prodhuar pabarazi, pasiguri dhe varfërim.

“Protesta e sotme është shumë më tepër sesa kundërshtimi i një projekti. Ajo është kundërshtim ndaj një sistemi që ka detyruar të rinjtë të largohen, pensionistët të punojnë për të mbijetuar dhe familjet shqiptare të jetojnë pa siguri për të ardhmen. Në thelb, është një protestë kundër një modeli që po varfëron shumicën për të pasuruar pakicën”, deklaroi Tabaku.

Sipas saj, zemërimi qytetar që po shfaqet sot është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi që për vite me radhë ka shpërfillur problemet reale të shqiptarëve dhe ka krijuar një ekonomi që nuk prodhon mirëqenie për shumicën e qytetarëve.

12 Komente

  1. k
    km

    Ti, Tabakhone, je VERTET Marksiste Leniniste. TI E meriton te jesh kryetari e partise Bordi I Bulevardit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulka

      Kjo plera eshte femra me e ulet qe per karrige vetem nxin vendin…. Tu nxifte jeta moj Llume dhe te gjithe atyre qe nuk e duan vendin.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Ndaj populli ju urren,se ju jeni partia ku narkotizimi vendit,emigracioni masiv ishte pikerisht gjate viteve te pushtetit berishia 2005-2013.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati orëve të para

          Kjo haleja Tabake është një shkërdhatë e ndyrë dhe e poshtër sa që të vjen për të vjellë edhe kur i dëgjon emrin. Të vetmen gjë të mirë që ka është përdredhja e bythëve dhe e zoçkës për Sali Protopapëm, vrasësin e madhe të shqiptarëve. Kjo ndyrësirë për një mandat deputeti të lëpin dhe bythën dhe shet çdo gjë për ca para të ndyra. Fytyrë të urryer ka kjo edepsëze dhe maskareshë me ca shkrime idiote që nuk vlejnë askujt as për të fshirë bythën.

          Përgjigjjuni
          1. a
            agron

            po kur ishe ti be bashki pse si hapje vend me te rinjve po del sot dhe na derdedhit gjiothe diten,femer hipokrite

            Përgjigjjuni
            1. r
              redi

              uk ke te drejte te flasesh per protesten pasi vet ke qene ne endinarrjen e PD per 8 vite ne pushtet,qe e futet Shqiperine ne borxhe qe vodhet sa desrqget dhe detyruat shqiptaret ne valen e dyte per emigrim bashke me nje phese te nadheq te rinise . Ajo qe une pwrkrah eshte rinia dhe endrrat e saj per tu ashkuar vendimmarrjes politike duke ndryshuar statuskuone .Nje parti e krijuar nga masa e madhe e rinise do kishte perkrahhen absolute te elektiratit gri qe ka besim tek energjia e rinise.Largoni Saliun ,Llapajn dhe debilin Shehaj dge mbajeni protesten te paster

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hasi

                Vetëm ju nuk duhet të flisni. Qesh mirë, kush qesh i fundit Pas 10 muajsh janë zgjedhjet, aty do ngeleni prap me gisht në gojë

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentuesi

                  PENSIONISTEVE U MARSH TE KEQEN TI MOJ PALLE, JAM NE ITALI 75 VJEC DHE MEREM ME DI KA, JO PER LEKE( PSE JO) POR PER TE MBAJTUR TRUPIN NE FORME.....KEYU PRONARET PUNOJNE EDHE 80 E ME SHUME VJEC SEPSE E KA E PUNEN KURSE PER TE HUAJT KA PROBLEME SE NUK JA MBAN PRONAREVE TE TE PUNESOJNE..... ESHTE NJEQIND E DREJTE E TYRE TE PUNOJNE ,KUR DHE SA DUAN,DHE ESHTE GJE E MIRE ,KUPTOHET DERI NE KUFINJTE E MUNDESIVE ......SA PER TE RINJTE ,NJEJTE ESHTE EDHE KETU KANE IKUR DHE IKIN PER SHUME ARESYE, ESHTE ME MIRE HOLLAND A GJERMANIA APO ANGLIA E ZVICRA PO ,IKIN NGA TUTELA E PRINDERVE, IKIN NGA NJE PERPLASJE ME NJE TE FORTE, ME NJE VAJZE QE DUAN TA LENE E NJEQIND ARESYE.....LERINI MO NJEREZIT REHAT , SHIKO ATO SARAJET E TUA NE TIRANE E NE LALEZ SE STE DHJET NJERI SIDOMOS KUR TE VJEN ERA KAKE E SALEHQELBIT

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Telling the truth

                    Me parate e vjedhura kjo rruspie na can trapin perdite me te njejtat llafe! Gore lart e poshte. Por me gore Jane ata qe publikojne pordhet, debillleqet dhe i lepin bythen me shurre te kesaj shurrabajge. Iraniane kjo dhe veliaj po rrine e ngacmojne si hiena se mos u bie ndonje cope Mish kerme ne goje te ketyre halegojeve! Eh more shejtqn budallenj...!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati i vertete.

                      Kjo tregon se duhet te shporresh dhe ti.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .

                        Ç'është e vërteta, Tabaku ka të drejtë: sistemi ekonomiko-shoqëror që jemi është vërtet i padrejtë. Pakica shfrytëzon shumicën, si në çdo vend kapitalist. Por, kur na mallëngjyer me pensionistët që ju shtuan forcës aktive për punë... dhe të rinjtë largohen nga vendi sepse nuk ka punë, kjo sikur nuk shkon. Pensionistët vërtet nuk kanë pensione të mira e dinjitoze (mos më keq) dhe ka nevojë për një dorë, por nuk kanë rininë e parë... të rinjtë, ku janë,... një rini, që ose do të punojë shef, meqë di gjuhë të huaja dhe ka njohuri informatike, por jo profesionale, ose të marrë rrugët e kurbeti për të provuar; ndërkohë rron në kurriz të prindërve dhe këtyre gjyshërve që punojnë për vete dhe për niprit. Dhe një shtesë në fund për profesoreshën e nderuar. Në kapitalizëm eksportimi i kapitalit është një fenomen i njohur, për shkak të influencës domethënëse në maksimizimin e fitimit. E pra kjo ndodh edhe me eksportimin e kapitalit njerëzor: fuqi puntore (vendi ynë nuk mund të bëjë dallim). Kjo shet "krahun e punës" dhe mban veten dhe familjen, aty dhe në origjinë (ashtusi të huajt vijnë tek ne), për shkak se është punë më e paguar edhe kur mund të ketë vende pune,... si këto që janë të detyruar të punojnë pensionistët. Koha e manifakturave ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Nuk jemi Zvicra që di të prodhojë ora apo sahatë. Edhe pse je Berishiste, jam i njëmëndje me km.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nositi.

                          Po mbylle ate hale se na qelbe per dite

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje

                          Blog Tema