Bregdeti i Durrësit plot në fundjavë, Rama publikon fotot

13 Qershor 2026, 09:35Politika TEMA
Bregdeti i Durrësit plot në fundjavë, Rama publikon fotot

Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, duke mirëpritur çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Plazhet e qytetit bregdetar po njohin fluks në rritje pushuesish, ndërsa Durrësi vazhdon të jetë një nga qendrat kryesore të turizmit në Shqipëri, falë vijës së gjatë bregdetare, infrastrukturës turistike dhe ofertës së larmishme për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga Durrësi, ku shfaqen turistë dhe qytetarë që shijojnë fundjavën në bregdet.

Rama i cilësoi pamjet e plazhit plot me pushues si ditë të zakonshme në Durrës.

2 Komente

  1. L
    Lakja

    Për inat të Vlorës, për inat të Shkodrës dhe të kujtdo tjetër që guxon ta shohë me përbuzje: ka qenë plot për 3600 vjet edhe do jetë plot të paktën për 3600 vjet të tjera! Kush të dojë të mbajë shënim të tjerët do ti marrë historia

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Mirmengjes hajdut !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema