“Fabula që e ka ndërkombëtarizuar atë që po ndodh në Shqipëri”, Nazarko: Ka përfshirje të aktorëve të huaj

13 Qershor 2026, 09:25Politika TEMA
“Fabula që e ka ndërkombëtarizuar atë që po ndodh

Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se protesta, e cila, sipas tij “është një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme të këtyre 30 viteve të fundit për ta goditur status quo-në e sistemit tonë politik”, ka edhe përfshirje të aktorëve të huaj.

“Protesta është nga ngjarjet më të jashtëzakonshme e këtyre 30 viteve të fundit për ta goditur status quo-në e sistemit tonë politik. Diçka e ndodhur në mënyrë krejtësisht natyrale, pavarësisht kauzës fillestare që ishte për Zvërnecin. Pjesa më e madhe e akuzave që vijnë nga ajo foltore është tërësisht legjitime. Mirëpo, kur vjen puna te politika e jashtme, Shqipëria ka arritur një lloj stadi ndërkombëtar që është për t’u lavdëruar. Shqipëria sot po hyn në BE, përpara Serbisë që është rivali ynë historik. Ajo që po ndodh sot dhe kritika që po vjen nga media europiane kryesisht, e frymëzuar kryesisht nga fakti që në Zvërnec po shihet terreni i përplasjes së të majtës europiane me SHBA-në e udhëhequr nga Trump. Është një grackë që i krijon mundësinë të demaskojnë familjen Trump, që dëmton mjedisin në Shqipërinë e vogël. Kjo është fabula që e ka ndërkombëtarizuar atë që po ndodh në Shqipëri. Është emri i familjes Trump, fakti që Kushner është përfshirë në Bordin e Paqes...”, tha Nazarko në A2CNN.

“Në një situatë të tillë proteste, me kaq vëmendje ndërkombëtare, ka edhe përfshirje të aktorëve të huaj. Mjafton të shikosh se kush e do dështimin e Donald Trump. Ka përfshirje të Iranit me siguri, nuk e besoj që është vetëm propagandistike, sepse këtu ka pasur ambasadë të madhe. Me siguri ka kundërvënie që vjen nga Turqia, Greqia apo edhe Serbia. Nga pak, ndoshta edhe grupimet e majta në Kosovë. Pra, ka një “fërkim duarsh” nga shtresa të caktuara”, shtoi gazetari.

2 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    Po patjetër që armiqtë tanë janë gjithmonë tek dera. Janë ata që ju shërben gjithë politika shqiptare dhe ju ngren buste. Prandaj qeveriset me mend në kokë, me urtësi, me seriozitet, me respekt, me patriotizëm jo folklor, që armiqtë të mos përfitojnë nga urrejtja masive që krijon një qeveri harbute, hajdute, sharlatane, psikotike, delirante, e padenjë dhe e rrezikshme. Edi Rama ka tejkaluar nivelet e mizerjes qeverisëse të pabuksit të mjerë esadist Sali Berisha. Me sjellje harbuti, me një Klan personal mafjoz me të cilin mori peng PSnë dhe shtetin, me një performancë skandaloze idjoti psikotik me të cilën denigron përditë figurën e burrështetasit shqiptar, me prostitucionin ndaj të pasurve të planetit, fashistëve, oligarkëve, plutokratëve, serbomëdhenjve dhe hrekqir dhe nazi sionistëve. Edi Rama me politikën e tij pro gjenocidale sioniste, nuk është në krah të idealeve të partisë që ka marrë peng, por krah Napolon Zervës dhe Milosheviçit, në masakrat ndaj kombit shqiptar. Edi Rama ka poshtëruar dhe përdhunuar uniformën e diplomatit dhe detyrës që i është ngarkuar, duke bërë çfarë i ka dashur kari, deliri, interesi, xhepi dhe psikopatia, sikur të jetë pronë e tij. Boll më me antishqiptarë predikatorë dhe manipulues, të shitur në çdo sahan që në 1990! Duhet lidership serioz, kompetent, luftarak që të punojë për gjithë kombin nga Presheva në Janinë, Çamëri, More dhe Diasporë. Një lidership që nuk gërryen vendin, bazat ushtarake, ekonominë, risurset strategjike, risurset humane, laicitetin dhe kohezionin e kombit shqiptar duke fryrë përçarje fetare përpos sajimit të shteteve klerikale nga trupi i Shqipërisë. Pa ushtri, pa bujqësi, pa industri, pa kuadro të kualifikuar, pa naftë dhe kontroll mbi territorin dhe risurset, pa shkencë, pa flotë të thellësisë strategjike detare, pa një politikë ekonomiko ushtarake mbarë kombëtare, nuk ekzistojnë lider që i duan të mirën këtij vendi. Fakti që të gjithë këto parametra shtetformuese janë përtokë dëshmon se gjithë politika e këtyre 35 viteve është bërë nga zyrat e Asfalisë, UDBsë dhe maskarenjve të planetit,.me anë të prostitutave me të cilët kanë marrë peng shtetin shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sonila

      janine sa je lodh e ske len epitet pa vene ku jeton ,se ne si kemi par kto qe thua pse atje ku jeton ti nuk ka as te varfer as shkeles ligji as hajdut as gje eshte perfeksion i gjall ,po ik ,qe te mos them i paguar , se u bet te gjith te jepni mend si behet shteti , vazhdoni beni lojen e sabotimit te ekonomis sone ,koha do ju gjykoj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema