“Ka qëndruar në anën e së vërtetës”, djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së!

24 Qershor 2026, 12:00Politika TEMA
“Ka qëndruar në anën e së vërtetës”,

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në postimin e tij, ai e vlerësoi Ramën si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën. Ai tha se kryeministri shqiptar ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, shkruan Thaçi.

Gjatë ndalesës së tij në Tiranë, Thaçi u takua edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”,shkroi Balla në rrjete sociale.

11 Komente

  1. B
    Beni

    Ky eshte takim i nivelit te Larte,Tani u zgjidhen hallet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sancho

      Jo po do takoje Stresin, idhullin tend!

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi

        Me mire ky apo me taku Ikbale Hadutin e Kosoves qe del ne proteste mes Tiranes,deri ketu ska te keqe po problemi eshte se Ikbalja ngaterron Tiranen me Teheranin.

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ?

        Ore si ka mundësi që shokët dhe miqtë poliyikanë të Ramës kanë përfunduar në burg? Është ky tersi? Apo ia ka shokëve me të futur? Jo për gjë por thuhet se Thaçi ishte për shkëmbim territoresh me Serbinë (dhe Rama po ashtu), por s'ia dolën dot. Ky djali i Thaçit e di që Rama bëri Ballkanin e Hapur me Vuçiçin pa Kosovën për të favorizuar Serbinë, për të izoluar Kosovën? Dhe në Ballkanin e Hapur përfitonte vetëm Serbia se ishte ekonomikisht më e fuqishme se ne. Kështu që djali i Thaçit mos të tregojë përralla për Ramën se e di mirë një popull i tërë se çfarë intriganti dhe pazarxhiu politik është.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kendoni kengen....

          Diarreja juaj nuk eshte argument

          Përgjigjjuni
          1. U
            UCK eshte nderi i kombit tone

            Prit se kuk ke pare gje akoma o "? ". Prit te shohesh si do perfundoje Kurti kur Shqiptaret te protestojne krah dardaneve te opozites ne Prishtine. Prot te shohesh si do perfundoje politikisht islamikja VV qe u krijua nga Serbia.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Roza

            BRAVO....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tetova

              Përshëndetje Endrit Të lutem, blej një këmishë , këtij vëllaut tënd. Të duket , pra, si kryeministër- njeri Po të njejtat pizhame i ka çdo ditë.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te

                I duhen keto takime..por rrokullima ka filluar. .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sinapi

                  Njeriun e mire nuk e duan te gjithe. Uroj te Dalin sa me shpejte Thaci me shoke pasi Kosova ka shume nevoje per ta.Me njerez si Rama dhe Thaci Shqpiptaret do te ecin shume Per para dhe do jene ze i forte ne rajon

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nastradini

                    Tani e kuptoj perse Thaci do kalbet ne burg. Sepse debilit te Lindes me kapele do ti duhet vazhdimisht narativa qe ai eshte mik i perjetshem i Thacit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje