VIDEO/ “Kjo praktikë duhet të marrë fund”, Rama kritika kryebashkiakëve: Mos lini komunitetet për të ardhur në Tiranë

24 Qershor 2026, 10:55Politika TEMA
VIDEO/ “Kjo praktikë duhet të marrë fund”, Rama

Fjalën e tij në përfundim të eventit për infrastrukturën urbane, kryeministri Rama e mbylli me një vërejtje për kryetarët e bashkive. Duke shmangur përmendjen e emrave për këtë herë, tha se duhet të marrë fund sa më parë lënia e detyrave në komunitetin ku shërbejnë për të ardhur në Tiranë. Për të ngushtuar pak rrezen, tha se shqetësimet i kanë ardhur kryesisht nga bashkitë në aksin Tiranë-Korçë.

“Me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua t’i përmend këtu me emra, që janë bërë pak problem, po e them në mëyrë të butë, për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund. Nuk janë të gjithë, janë disa. Herën tjetër do të duhet t’i përmend me emër dhe publikisht. Lënë komunitetin dhe detyrën para se të vijë momenti zyrtar i pushimit që dhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo s’është e justifikueshme dhe e pranueshme. Besoj që kam gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë më parë këtë shqetësim që më ka ardhur nga disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në jug e juglindje të vendit, në aksin Tiranë-Korçë, kryesisht. Nuk flas për ata të ish-PD se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se ata si janë, si s’janë, prapë ata janë. S’e kam për Sotiraqin, as për ministrin”, tha Rama.

5 Komente

  1. M
    Mungon sinjalistika elementare

    Ore shif se bashkite jane komplet out. Ne Tirane mungojne komplet vizat e bardha. Semaforet nuk duken nga deget e pemeve. A punon njeri a s,punon

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk calon gomari nga veshet

      Nuk calon gomari nga veshet! Shqiptaret jane perzene, keta qe jane ketu nuk kane minimum jetik, nuk kane pune me kushte e pagesa si rajoni te pakten, bujqesia dhe fshati ka VDEKUR, qeverisja e korruptuar shkurajon investitoret serioze, trafikantet e droges e patronazhiste perdhunojne zgjedhjet, dmth vullnetin e popullit, sherbimet e shendetesise, te arsim edukimit jane ferr i vertete, drejtesia eshte nje tallje e madhe, qytetet jane kthyer ne azile, ushqime e ilace te skaduara e te rrezikshme marrin, leshojne jete njerezish perdite, pordhet e arroganca juaj ne zenit, vjedhjet e tua e miqve te tu Jane apokaliptike, pazare e kurbane te kesaj toke i vijne verdalle ketij vendi sistematikisht, etj etj

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liria Karaxhixh

        Shumë saktë e ke shoku gomar! Ti nuk çalon nga veshët! Megjithatë, shqipkarët si puna jote janë më të kënaqur me mutlliqet e Berishës në arsim (Kristali, Vitrina), në shëndetësi, në shërbime etj. Shqipkari si puna e këtij gomait kërkon standard të BE, madje Skandinavian, që e përfiton atje ku lan pjatat qyl nga kontributet e të tjerëve. Të mungojnë veshët shoku, prandaj nuk çalon.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vaso

          Shif atë të Pogradecit, shembull më të mirë nuk ka!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tete vjet per te marre nje leje ndertimi

            Bashkite jane kthyer bungere te oligarkeve dhe kryetaret ne sherbetore te tyre. Askush nuk pret nga administrata edhe pse paguhen me rroga shume te majme. Shumica e kryetareve banojne e jetojne ne Tirane dhe as qe u bie ndermend per hallexhinjte e shumte qe u kane dhene voten. Dy rruget per te hequr qafe hallexhinjte administratoret burrokrate jane : apliko onlive ose bej kerkese me shkrimi. Dhe keshtu veprojne qytetaret, por pergjigje marrin Noc Rrokun. A i kontrollon kush kryebashkiaket qe ke vene ti me doren tende z. Kryeminister?!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje