Në ditën e 25-të të protestës kryeministri Edi Rama ka shpërnddarë në rrjetet sociale një nga mesazhet që i ka dërguar një nga ndjekësit e tij.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama
…dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë
***
Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos
@mr.elprofe
Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.
Jo për t’i bërë lajka.
Jo për të bindur askënd.
Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.
Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.
Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.
Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.
As që nuk janë bërë gabime.
Por për sqarim:
Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.
Nuk jam as i shitur.
As i blerë.
Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.
Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.
Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.
E di që do shahem.
Por s’ka problem.
Sepse në fund të fundit:
I shari shan.
I mençuri mendon.
I Carried The Storm
Lajm në përditësim…
kaluam nga qytetari digital te komentusi digital..mendoja ishte pleqnia e plakut mere po me cduket po i nis dhe bosit..perpara..
Diktatori po perjeton fundin e tij agonik. As Linda me Zahon nuk e duam.
O qytetare mos u genjeni nga lekura qe nderron rama here pas here. Ato qe rama me patronazhiste i qujane gjera te mira jane puna dhe djersa e qytetareve, taksat e qytetareve. Cdo vend ku shkelni dhe cdo gje qe konsumoni jane taksat e mundi jone. Problemi eshte se 20% e mundit shkon per ne. 80% e me shume i vjedh rama me hienat e veta.
Jo do te ishim naive por budallenj.Rama ka nje gabim me fodullekun dhe kapriçot e tij ,lidhur me trajtimin e Shqiperise si prone e Tij e patjetersueshme dhe trajtimi i shqipetareve si dele. Se fundemi ka haruar me kryesoren qe oputinitetin me ekipin qeveritar ku "sejcili te mbaje pergjegjesine e tij",eshte i demshem per postin qe mbart.Shqiperia eshte prone e shqipetareve e per rrjedhoje kushdo ka te drejte te kerkoje transparence lidhur me investimet.Kinezi ka nje fjale te urte te kahereshme "nje mendje =hiç mendje,dy mendje =gjysem mendje,tre=me nje.Po ta kishte bere transparente kete investim,ndoshta sot nuk do te ishte ne kete pike vlimi i ketij kazani zemerate.Edhe kokat me te larta te njerezimit pyesnin popullin per probleme te tilla kardinale .Edi Rama ,je kryeminister vendi dhe jo pronar i Shqiperise dhe i shqipetareve.Shiko ku ka shkuar shteti Kinez sot fale zgjuarsise,urtesise dhe vizionit te udheheqesit qe drejton sot gjysmen e botes,se pasketaj rishfaqet perseri filmi "Dhe vjen nje dite"......
Diktatori po perjeton fundin e tij agonik. As Linda me Zahon nuk e duam.
Ti je nje i shitur i pablere..... Je nje i veteofruar, sepse ti shqiptaret i urren
Jane bere gjera shume te mira ne Shqiperi, pertej korrupsionit qelizor, por vjen nje moment kur nje epoke mer fund e duhet te filloje nje tjeter. E reja nuk eshte e sigurt, por ka me shume shprese se ajo qe perfaqeson kjo kaste e infektuar. Misioni yt mbaroj ne Shqiperi, e nese do te ishe nje udheheqes, sic deshiron te jesh, duhet te kesh pregatitur nje brez pasardhesish. Ky eshte njeri nga kushtet per te qene udheheqes, por ti nuk je udheheqes, model, je rob i keshilltareve (qe po te keshillojne ta fusesh Shqiperin ne nje rruge te rezikshme) dhe i menyres abstrakte te mendimit artistik. Nese je i zgjuar sa duhet, duhet te besh daljen nga skena, jo per inat te njerezve, por per te miren e vendit. Nuk ke se cfar i jep me ketij vendi. Lerja pergjegjesine te ardhmes, per vendimet qe nuk do kesh jete ti jetosh.
E vetmja gje e mire eshte se, do zoti, gjerat e keqija qe ke bere ti, zhbehen pa shume kosto per shqiptsret e Shqiperine!
Askush nuk mund te thote se nuk eshte inteligjent nje njeri qe ka sunduar nje popull 13 vite.Padyshim qe KM eshte nje njeri inteligjent .Atehere si shpjegohet qe nuk e kupton se koha e tij ka mbaruar, Si nuk e kupton se me gjithese ka pushtet te pakufizuar dhe pasuri perralore, megjithese ka nenshtruar deri tani jo vetem partine e tij, jo vetem opoziten,jo vetem institucionet por edhe popullin shqiptar,prapseprap nje individ nuk mund ti mbaje gjithemone te nenshtruar. Si ka mundesi qe ate qe nuk e ka arritur Aleksandri i Madh, qe ate qe nuk e ka arritur Çezari,qe nuk e kaarritur Atila, Çenghis Khani,Napoleoni,Hitleri,Milloshevici te pretendoje ta arrije Rama, te mbaje te nenshtruar pergjithmone nje popull te tere.Si ka mundesi qe te mos i kete mbetur nje cike ndergjegje,njecike patriotizem ,nje çike dhemshuri per kete popull e per kete vend nga i cili perfitoi me shume se kushdo tjeter ne historine e Shqiperise.Eshte me se e qarte se pushteti apsolut,paraja e pafund,lajkat e oborrtareve,lavderimet e perfituesve,deliri i madheshtise i kane zene syte te shikoje realitetin ku e ka çuar Shqiperine dhe se rinise shqiptare nuk i ka lene rruge tjeter vecse nje beteje si ajo e Salamines.
Lexova para pak castesh platformen e ketij Goxhajt qe kerkon prishjen e sistemit se nuk i pelqen atij dhe disa njerezve. Nuk i pelqen asnje qeverri e krijuar nga partite e vjetra por dhe ato te rejat. Alternativa e tij per drejtimin e vendit do te ishte nga nje grup qytetaresh si ne mesjete. Menjehere me shkoi mendja tek keta mashtrues ordinere qe mashtruan njerezit e iken me familjet e tyre ne Siri shume prej tyre lane kockat andej dhe pastaj kerkonin nderhyrjen e shtetit per ti riatdhesuar femijet.Tani u kuptua akoma me shume se cfar llumi jane,sistemin qe jemi e ka me e shumta e botes e zgjodhi vete populli ne 92-shin e votoi dhe para nje viti ne zgjedhjet palamentare dhe do te vazhdoje ta votoje me gjas dhe per shume koh,por keta letyra duhet goditur fort qe ngrene njerezit ne proteste te sponsorizuar nga organizata fetare.Qe ne krye te heres u duk qe kjo ishte nje flak kashte,jo se nuk ka vend per te protestuar qe gjerat qeveria ti beje me mire,por duke qene se sot Shqiperia eshte si asnje here tjeter nje hap larg futjes ne familjen europiane,nje enderr e kahershme e gjith Shqiptareve dhe zgjedhjet sapo mbushen nje vit,koha ne te cilen u shfrytezua per ca zoq ne Zverrnec te krijonin pershtypjen se ajo nuk u sherbente Shqiptareve.
E çuditshme! Në një Shqipëri me halle, me probleme, me shpopullim masiv dhe korrupsion galopant, papunësi, me popullin në shesh që kërkon dorëheqjen e Ramës, shkaktarit të këtyre problemeve, ky tipi paska veshur këpucët e Ramës, në vend që ta vëjë veten në vend të popullit që proteston. Edhe Enverit kështu i thoshin dikur "rrofsh sa malet e març nga ditët tona"! Edhe pse Enveri e ktheu Shqipërinë në një burg me tela me gjëmba.
Sidomos ato pellitjet arabe te ezanit gjithe diten ne cdo qytet jane kulmi i progresit per ne BE…