Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e zhvilluar në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesve politikë të qarqeve dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Takimi i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, u përqendrua kryesisht te situata politike në vend, protestat e fundit dhe angazhimi i strukturave të Partisë Socialiste në terren.
Sipas burimeve, gjatë diskutimeve kryeministri Rama e ka vendosur theksin te çështja e protestave, duke i cilësuar ato si pjesë të një “lufte digjitale”, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit politikë dhe deputetët që të jenë më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre të përditshme.
Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes i është kushtuar komunikimit me qytetarët dhe identifikimit të shqetësimeve reale në komunitete. Rama ka kërkuar që deputetët të njihen nga afër me problematikat që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe çështje të tjera që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka ritheksuar se zyrat e deputetëve duhet të jenë gjithmonë të hapura dhe funksionale, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Në të njëjtën linjë, ai ka kërkuar shtimin e takimeve në terren nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, me synimin për të forcuar kontaktet me komunitetin dhe për të adresuar më shpejt problemet e evidentuara.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama u pa duke dalë nga selia rozë i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ky i fundit e shoqëroi deri pranë automjetit të tij, ku të dy u përshëndetën ngrohtësisht para se të vijonin me axhendat respektive.
Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat që e prisnin jashtë selisë së Partisë Socialiste. Ai u mjaftua vetëm me një përshëndetje me dorë në drejtim të gazetarëve, për t’u larguar më pas drejt një takimi tjetër të planifikuar në axhendën e tij.
Te mbytyr nga lajmet per protesten dhe armiqte e jashtem....Mero e harroi fare Lalin e shkrete , per te cilin dje kishte nje lajm , por Mero nuk e dha : Dje ishte seanca e radhes e gjyqit te Lalit , por as Lali dhe as avokati i tij nuk u paraqiten.Si rrjedhim gjyqi u shty....por Spak u tregua i zgjuar per tu mbrojtur nga lojerat me qellim te Lalit. Spak i kerkoi gjykates te pezullohen afatet e paraburgimit te Lalit. Dhe gjykata e mori kete vendim. Kjo do te thote se tani Lali mund te vazhdoje lojerat e tij te zvarritjes....por vetes se tij i ben dem se aty te qelia e Durresit do ta ngrysi jeten derisa te mbaroje gjyqi !!!!
Tani i erdhi veza ne bythe ketij te pyes per njerzit.Fuck youuuuu.
Këta tallin karin me bet 1000
Ti Edo përpiqesh të dalësh nga situata e të aktivizoshë drejtuesit partiak, administratën dhe kë mundesh. Po halli se i ke zgjedhur kokërr më kokërr debila e dallkaukë, qelepirxhinj e servila mediokër. Shiko si i rrotullojnë syt kur ti u jep leksione dhe tundin kokën në shenjë aprovimi. Ti kujton se populli apo komuniteti nuk i njeh këta mytyberët nga vijnë e kush janë? Ta hëngrën kokën edhe të morën më qafë!
Kjo eshte per ta vajtuar me ligje! Cfare turpi! "Me prane qytetareve"!!! Pupuppuuu!!!