
Nga Ylli Pata
Diss-et e Edi Ramës me protestues në rrjet nuk nisën sot, kur kryeministri bëri një përballje online me një personazh që nuk linte gjë pa i thënë.
Pasi Rama, betejën e nisi me show-girl-ët influencere të instagramit, që ishin artileria e rëndë në rrjet e ditëve të para të Flamingo Revolution.
Tani, ky “revolucion”, ka ngecur të prodhojë një rezultat në performancën e sheshit, siç ka ngecur edhe në prodhimin e një politike reale si një përgjigje e vetme për të hyrë në sistemin kushtetues si një përfaqësi e zërit qytetar.
Kjo ka ndodhur pasi duket se objektivi i kësaj lëvizjeje nuk është të ngrejë diçka, por të shkatërrojë, apo rrëzojë, konkretisht të detyrojë apo të bëjë të mindur largimin e Edi Ramës dhe mazhorancës nga qeveria. Beteja reale, e kësaj lufte e cila ka braktisur totalisht kauzën e saj fillestare, përkatësisht flamingot e Zvërnecit dhe Nartës, frontin kryesor e ka online, në rrjet. Aty ku më shumë se kauza luhet psikologjikisht për të tronditur njerëzit që rrijnë pranë ekranit të telefonit në pjesën më të madhe të kohës.
Nuk është aspak rastësi që kreu i prganizatorëve të protestës është një prej ekspertëve më të njohur të hapësirës kibernetike, i cili e njëh këtë sektor, që është realisht sheshi i betejës që po zhvillohet.
Nuk është rastësi që kreu i organizatorëve, kërkesën më të fortë drejtuar ndjekësve dhe protestuesve e kishte që sa më shumë t’i bëjnë block në rrjetet sociale të gjitha faleve të Edi Ramës apo Tauland Ballës, që janë edhe më të ndjekurat e mazhorancës. Me një fjalë artileria ku palët bombardojnë me argumentet e tyre.
Të njëjtë e ka pasur kërkesën edhe Adriatik Lapaj, që kërkonte që të bëhet masivisht bllok faqeve të Edi Ramësn ë rrjetet sociale.
Ndërkohë, me sy të lirë mund të shikosh se në faqet e Edi Ramës apo Tauland Ballës, ka komente të një llojit të njohur që janë praktikuar gjithë këto 13 vite, e që quhen komente “alla call center” me llogari përgjithësisht pa fytyra, apo pamje fake, ku emrat janë anonym, apo simbole të shumëpërdorura këto vite si “iluminati” apo gjëra të tilla të cilat kanë mbushur teoritë konspirative.
Ndërkaq, dissing-u online i Edi Ramës me një personazh që nuk është i panjohur si kundërshtar i mazhorancës, ishte një sinjal se ku po zhvillohet dhe do të përqëndrohet faza e ardhshme e kësaj beteje, e cila në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka vetëm skenografinë teatrale të saj.
Pasi, organizatorët e jashtëm, apo ata që drejtojnë tsunamin virtualë në rrjete kanë ndryshuar taktikë, duke braktisur Zvërnecin apo Flamingot, e janë përqëndruar në një përplasje mes atyre personave që kanë “betejë personale” me Edi Ramën.
Personazhi në fjalë, një drejtues i organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, për të cilën Evi Kokalari para disa ditësh hodhi akuza se ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, është i njohur në gjuhën e tij të ashpër, ku frazën apo algoritmin “vdekje” nuk e përdor për herë të parë.
Para disa kohësh, kur Fatos Nano u shtrua në gjendje të rëndë në spital, ky personazh i uroi vdekjen, duke e akuzuar se i ka marrë shtëpinë e gjyshit. Ndërsa Edi Ramën sot e akuzoi për vdekjen e të atit.
Kjo mënyrë e orientimit të betejës online, që të kthehet në një municion, nuk është gjë tjetër veçse “aviacioni” modern i luftës së vërtetë që bëhet sot-asaj digjitale.
Ndërsa skenografia e bulevardit është këmbësoria e saj, e cila siç po vërtetohet çdo ditë e më shumë, jo vetëm pjesëmarrësit i ka nga seksionet në territory të Partisë Demokratike të Sali Berishës, por edhe shumë nga folësit.
TemA
Rama po ben qeverisjen online. Vetem vjedhjet i ben reale hajduti
Irani është shtet i fuqishëm të gjith këta spiunë paguhen prandaj dalin janë të shitur.
Kalojne kohen . Ne pushtet vjen dhe iken me vote. Keta plehra vete degjenerojne vehten, asgje me shume dhe eshte pozitive per mazhorancen. Keta kane ngecur keq , te ikin i kerkone llogari kapteri i new 24 qe ibka paguar , te qendrojne jane bere même....saga vazhdon
Ne rrjetat sociale 95% e shqiptareve jane kunder protestes dhe pronareve te saj Irani, Kurtit dhe Sali vrasesit.
Ramës do ti rruani koqet.