Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një foto të policit të lënduar nga një gur, që u hodh prej protestuesve para Parlamentit.
Guri e goditi në kokë policin dhe nga fotoja e shpërndarë prej Ballëz duket momenti kur ai shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë, pasi është gjakosur.
“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna.
Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë.
Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan ai.
Ku eshte shteti zoteri,veproni me forcën e ligjit ndaj ketyre dhunuesve.
PISA... SHKERDHATA... nuk preket polici... o kafshe! Solidaritet me gjithe zemer me vajzat dhe djemte e policise!
Po pra pse nuk vepron shteti? Çfarë pret shteti akoma të ketë viktima në rradhët e policisë? Ç'a janë policët mish për top ti godasin me gurrë bq e Lgbt-se? Te gjithë ato që gjuajëne aty me gurë janë bq të deklaruar ose të padeklaruar. Në asnjë shtet evropian nuk do lejohej kjo dhunë kundër policisë.
Mos thoje kush ngre dore , po te droguarit ngriten dore dhe goditen policin... Ka ligje ky shtete
Mbërthejeni qelbësirën që plagosi policin dhe ndëshkojeni sipas ligjit. Policia është organ dhune në mbrojtje të shtetit dhe zbatimit të rregullave. Kush ngrë dorën mbi policinë, ngrë dorë mbi shtetin. Nuk duhet të tolerohet dhuna.