Ibrahimaj: Të ardhurat e qeverisë janë rritur me 50%, nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

2 Korrik 2026, 08:40Politika TEMA
Ibrahimaj: Të ardhurat e qeverisë janë rritur me 50%, nis

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, gjatë një bashkëbisedimi me një grup pensionistësh njoftoi se ka nisur shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët, duke theksuar se masa financohet nga të ardhurat shtesë të krijuara si pasojë e rritjes ekonomike.

“Kemi marrë vendimin që nga të ardhurat shtesë që erdhën si pasojë e rritjes ekonomike të rishpërndaheshin. Nga sot ka filluar shpërndarja e një bonusi tjetër pensionesh në vlerën 5 mijë lekë të reja. Janë 33 mijë pensionistë që sot, bashkë me pensionin, kanë marrë edhe bonusin e verës, bonusin e rishpërndarjes së të ardhurave prej 5 mijë lekësh”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas ministres, qeveria ka vënë në dispozicion 3.9 miliardë lekë për financimin e këtij bonusi.

Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë pozitive që prej pandemisë, duke shtuar se të ardhurat e qeverisë janë rritur me rreth 50%, qarkullimi i bizneseve është rritur me 8 miliardë euro, ndërsa pagat janë rritur me më shumë se 50%. Ajo deklaroi se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive që prej pandemisë, duke theksuar rritjen e të ardhurave të qeverisë, pagave dhe qarkullimit të bizneseve.

Sipas saj, të ardhurat e qeverisë janë rritur me rreth 50%, ndërsa qarkullimi i bizneseve është rritur me 8 miliardë euro. Po ashtu, pagat në vend janë rritur me më shumë se 50%.

Ibrahimaj tha se që nga marrja e mandatit janë shpërndarë rreth 70 miliardë lekë për bonuset e pensionistëve.

“Kemi zgjedhur që në krye të herës të bëjmë indeksimin e pensioneve çdo vit, si dhe kemi pasur një bonus të përvitshëm që është dhënë kryesisht në muajin dhjetor. Tashmë kemi vendosur të ndryshojmë politikën tonë, në mënyrë që bonusi të mos jepet vetëm në fundvit, por në bazë mujore”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur se objektivi i qeverisë është që në fund të mandatit pensioni mesatar për personat me vite të plota pune të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni mesatar për ata me vite të pjesshme pune të shkojë në 220 euro.

Sipas Ibrahimajt, kjo do të realizohet përmes politikës së bonusit mujor, e cila për vitin 2026 ka një kosto totale prej 10.4 miliardë lekësh.

“Çdo muaj, të gjithë ata që kanë pension mesatar me vite të plota pune nën 400 mijë lekë të vjetra do të marrin 18 mijë lekë të vjetra shtesë në të ardhurat e tyre, ndërsa ata me pension mesatar nën 220 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë një shtesë prej 8 mijë lekësh të vjetra”, deklaroi Ibrahimaj.

Lini një Përgjigje