Rikthimi më i madh dhe më i shumëpritur në botën e futbollit sapo ka ndodhur: Jürgen Klopp do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë! Lajmi i bujshëm është konfirmuar me të famshmen “Here we go!”, duke elektrizuar tifozët kudo në botë.
Tekniku legjendar ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, duke shënuar rikthimin e tij në stol pas largimit emocionues nga Liverpooli.
Detajet e Marrëveshjes dhe Largimi nga Red Bull Sipas informacioneve të fundit, palët janë duke diskutuar detajet përfundimtare të një kontrate afatgjatë dhe projektin e ri që do të ringrejë “Panzerat”.
Gjithashtu, po negociohen termat e largimit të tij nga pozicioni si Drejtues Global i Futbollit te “Red Bull Group”. Pavarësisht këtyre detajeve burokratike, vendimi është marrë: Klopp është zyrtarisht trajneri i ri i Gjermanisë!
Nga ana tjetër, grupi Red Bull kishte menduar për Oliver Glasner si zëvendësuesin e mundshëm të Klopp në strukturat e tyre, por ky plan dështoi pasi Glasner ka nënshkruar një marrëveshje me Nottingham Forest (#NFFC) në Premier League. Koha e pushimit mbaroi. Jürgen Klopp u rikthye!
Ta kishim ftuar te kombetarja jonē Julian Nagelsmann, do na kishte kualifikuar me siguri nē botērorin fifa 2030, ndoshta do ishim dhe nē 16.