Argjentina kualifikohet mes vuajtjeve, Kepi i Gjelbër për pak sa nuk bëri "mrekullinë"

4 Korrik 2026, 02:53Sport TEMA

Argjentina kualifikohet mes vuajtjeve, Kepi i Gjelbër për pak sa nuk

Orët e para të mëngjesit të së shtunës së 4 korrikut erdhën me një surprizë të madhe përsa i përket zhvillimeve sportive në kupën e botës në futboll që po zhvillohet në Amerikë.

Kepi i Gjelbër arriti t’i “vjedhë” një barazim Argjentinës për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Koha e rregullt u nda barazim 1-1.

Argjentina shënoi e para me të përhershmin Leo Messi (min.29) që arriti në kuotën e 20 golave në Kupën e Botës me Mbappenë që është afër, shumë afër.

Duarte barazoi në minutën e ’59 dhe Messi humbi një shans të mirë përballë Vozinjës vetëm pak minuta më pas.

Messi-Vozinja ishte një përballje që dominoi 90 minutëshin që pasoi me portierin 40 vjeçar të Kepit të Gjelbër që u tregua në lartësinë e detyrës në disa pritje që bëri ndaj faullave të gjuajtur nga Messi.

Argjentina pretendoi dhe për një penallti por arbitri la lojën të vazhdonte. Për penallti pretendoi dhe Kepi i Gjelbër në fund të shtesës së vogël por gjyqtari e la gjithçka të zgjidhej në shtesën « e madhe ».

Në minutën e dytë të shtesës si pasojë e një korneje të Leo Messit, një asisti të Mac Allister dhe pamundësisë së Kepit për të spastruar zonën shënon për Argjentinën Lisandro Martinez me një goditje të bukur me këmbën e majtë në krah të portierit.

De Paul, Mac Allister dhe Fernandez duket se kishin futur vetëm « marshin e parë » pasi për shumicën e lojës nuk viheshin re aspak në fushë.

Kepi i Gjelbër ja doli të barazonte për herë të dytë në shtesë. Ishte Lopes Cabral ai që e çoi rezultatin në 2-2 me një goditje të bukur nga cepi i zonës. Pasi dribloi me lehtësi Mac Allister ja doli të mposhtte Martinez me një gjuajtje « alla Del Piero ».

Argjentina shënoi sërish por këtë herë si pasojë e një autogoli të Borges në minutën ‘111 pas goditjes me kokë të Romeros. Vozinja ja doli të ndalte Messin dhe njëherë në shtesën e dytë.

Argjentina kualifikohet kështu me shumë mundime me rezultat të përgjithshëm pas shtesës 3-2 për në 1/8. Aty do gjejë përballë Egjiptin dhe Mo Salah.

TemA

Lini një Përgjigje