Protesta para Kuvendit, Prokuroria kërkon burg për 3 personat që shkatërruan makinën e policisë

5 Korrik 2026, 14:00Kronika TEMA
Protesta para Kuvendit, Prokuroria kërkon burg për 3 personat që

Vijon seanca për 21 protestuesit në Gjykatën e Tiranës. Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, seanca është ende në zhvillim e sipër.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për tre personat që shkatërruan automjetin e policisë, i ndodhur pranë parlamentit në protestat e së enjtes. /Top Channel

 

Lini një Përgjigje