Maroku “fluturon” në çerekfinale, fitore e pastër ndaj Kanadasë

4 Korrik 2026, 21:07Sport TEMA
Maroku “fluturon” në çerekfinale, fitore e pastër

Maroku është kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në çerekfinalen e Botërorit. Kombëtarja afrikane triumfoi 3-0 ndaj Kanadasë në një ndeshje shumë të luftuar.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të shumta nga kanadezët. Në tentativën e parë në portë, Maroku gjeti avantazhin.
Ounahi finalizoi me gol një skemë perfekte nga goditja e dënimit, pas asistit të marrë nga Hakimi në minutën e 50-të.

Ishte i njëjti lojtar, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 82-të, pas një kundërsulmi vrastar dhe asistit nga Brahim Diaz.

Në fund, kishte vend edhe për një gol të Rahimit, pas një tjetër asisti të marrë nga Brahim Diaz. Në çerekfinale, Maroku do të përballet me fituesin e Francë-Paraguai.

Lini një Përgjigje