Pas plot 111 minutave lojë të rregullt Anglia ja doli me shumë djersitje të mundtte Meksikën 3-2 në “Aztecan” legjendare falë një dygolëshi të Jude Bellingham dhe penalltisë të shndërruar në gol nga Harry Kane.
Meksika thirri në krye të detyrës Pickford, portierin anglez, në disa raste por ishte Bellingham që shënoi për 1-0 në minutën e ’36 dhe sërish më pas për 2-0 në min. ’38. Meksika u rikthye në lojë pas një goditjeje dënimi vetëm pak minuta më pas duke shënuar me Quinones që shfrytëzoi një top në zonë për ta çuar në “çatinë” e portës.
Kartoni i kuq i Quinsah për taka të ngritura lart në minutën e '54 i dhënë pas një rishikimi me VAR ndryshoi fatet e ndeshjes me Anglinë që përveçse po vuan për një mbrojtës të djathtë u detyrua të luante me dhjetë lojtarë për pjesën e mbetur të lojës.
Meksika rrezikoi disa herë portën e anglezëve pas kartonit të kuq por ishte Anglia që fitoi një penallti me Gordon e cila u shndërrua në gol nga Kane në minutën e ’60 për 3-1.
Më pas Meksika fitoi një penallti të shndërruar në gol nga Jimenez për 3-2 në minutën e ’69 dhe në minutat e fundit filloi makthi për Anglinë.
Gjyqtari akordoi plot ’11 min shtesë dhe John Stones devijoi një top të rrezikshëm në sekondat e fundit. Megjithatë anglezët mbijetuan dhe u kualifikuan në çerekfinale ku do gjejnë përballë Norvegjinë e Haaland.
TemA
Lini një Përgjigje