Autoritetet serbe kanë konfirmuar zyrtarisht një vatër të re dhe të madhe të ethes afrikane të derrave në rajonin e Vojvodinës. Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi tejet agresiv, ka nisur menjëherë procesi i asgjësimit të rreth 11 mijë krerëve.
Ministri serb i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Aleksandar Martinoviç, deklaroi për televizionin publik RTS se prania e virusit është konfirmuar pas analizave të kryera në një fermë të madhe në fshatin Hrtkovci.
Sipas ministrisë, që nga dita e sotme ka nisur skartimi i planifikuar i pothuajse 11 mijë derrave, si pjesë e protokolleve të rrepta dhe masave të jashtëzakonshme për kontrollin dhe izolimin e shpërthimit të sëmundjes, e cila rrezikon të dëmtojë rëndë industrinë blegtoriale të zonës.
Mishi i tyre do shitet ne koshin e plehrave te Evropes, ne Shqiperi. Ata qe do e demtojne kete "biznes" ne Shqiperi, duke denoncuar neper media sociale, do denohen me te pakten 5 vjet heqje lirie.