Në Kosovë vijojnë diskutimet politike për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Udhëheqësit e partive kanë nisur një seri takimesh dhe konsultimesh me synimin për të gjetur dakordësi për krijimin e Kuvendit dhe vijimin e procesit institucional.
Deri tani, bisedimet janë zhvilluar në një klimë dialogu, por ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare. Edhe pse lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për të ngritur qeverinë, sfida më e madhe e këtij procesi mbetet zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit.
Për të pasur sukses, kreu i ekzekutivit kërkon që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë rreth një emri të pranueshëm për të gjithë.
“Pikënisja jonë është një figurë konsensuale, dikush që nuk është pjesë e asnjë partie dhe që përfaqëson unitetin”, deklaroi Kurti pas takimeve të para.
Ndërkohë, opozita ka vendosur kushtet e saj për mbështetjen e mundshme, ku përfshihen kryesisht projektet strategjike të energjisë dhe ekonomisë. Ekspertët politikë në Kosovë kanë bëjnë thirrje për maturi dhe marrëveshje të shpejtë, pasi dështimi do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të dëmshme.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të parë nëse palët do të shmangin ngatërresat politike apo do të gjejnë kompromisin e shumëkërkuar.
Opozita nuk duhet ti nenshtrohet Kurtit. Sivjet opozita mund ta pensionoje serbo-malazezin Kurti ne zgjedhje te reja. 2 apo 3 qindmije shqiptare nga Shqiperia duken gati ti bashkohen opozites ne protesta masive ne Prishtine per te larguar VV nga pushteti njehere e mire.
Kujt I plasi trapi se c'ben ky qelbesira islamike ne ciflikun e tij!
Nese opozita ban ujdi me VV.\, ajo rrezikon te shuhet krejt.