Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli.
Sipas të dhënave, në apartament jetonin një çift me qira, por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën. Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave.
Sipas fqinjëve, Hysolli konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë, nën efektin e alkoolit, kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por fatmirësisht nuk kishte marrë përmasa.
Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur ditën e sotme.
Lini një Përgjigje