Ekzekutohet me armë në derën e banesës 50-vjeçari në Vorë, policia në ndjekje të autorëve

12 Korrik 2026, 07:32Kronika TEMA
Ekzekutohet me armë në derën e banesës 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë. Viktima, shtetasi me inicialet Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në derën e banesës së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e krimit, si dhe për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë, në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe arrestimin e autorëve.

Lini një Përgjigje