Ish-deputeti Spaho: Protesta ka “dhënë shpirt”! PD po nxiton të eleminohet fizikisht, ka mbetur po ai ujë i qelbur

13 Korrik 2026, 17:30Politika TEMA
Ish-deputeti Spaho: Protesta ka “dhënë shpirt”! PD po

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se protesta para Kryeministrisë po jep shpirt. Në një intervistë për Report Tv, Spaho thotë se ajo nuk pretendon as të sjellë ndryshim.

“Protesta ka arritur te pika e nostalgjisë për të shkuarën. Filloi i një protestë e fuqishme, por sot po jep shpirt. Opinioni është i qartë që me një protestë të dimensioneve të tilla, asgjë nuk ndryshon”, shtoi ai.

Spaho komentoi edhe përfshirjen e PD në protestë, si dhe strategjinë e bojkotit të seancave plenare, si një metodë e opozitës për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe detyrës.

“Është në natyrën e PD që, kur nuk ka mjete të tjera për të qenë prezent në politikë, kur nuk ka aftësi të përballet me sfidat, zgjedh rrugën e bojkotit. Më habit paaftësia për të mos mësuar nga e shkuara. Nuk di nëse ka një forcë politike në Ballkanin Perëndimor që të jetë djegur kaq shumë nga bojkoti. Vazhdon me kokëfortësi në të njëjtën rrugë. Kjo është arma strategjike e Sali Berishës, nuk di tjetër. PD po vrapon drejt eliminimit të saj fizik”, tha Spaho.

Ish-deputeti tha se vendin në pushtet kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ia garanton Partia Demokratike me komoditetin që ka në të qenurit opozitë.

“Edi Ramën e mban në pushtet PD dhe Berisha. Se janë mësuar komod me këtë situatë. U pëlqen të qëndrojnë në opozitë. Edhe pas 14 vitesh që kemi dalë në opozitë, nuk shoh asnjë lëvizje serioze në këtë parti që të reformohet, të ndryshojë, të jetë aktive në terren dhe të krijojnë kushte që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë”, tha Spaho.

Ai u shpreh se protestat e sidomos aktet e dhunës, janë gabimet më të mëdha strategjike që PD ka bërë në politikë, duke i cilësuar këto si mekanizma që i përkasin prirjeve të majta ekstremiste.

“Aty në protestë tani kanë ngelur ata të PD dhe PD ndihet komode. Nuk ballafaqon platformat dhe idetë, përplaset në rrugë. Rruga nuk është zgjidhje, aq më tepër të djathtat. Nuk është molotovi mekanizmi me të cilin vihet në pushtet. Revolucioni e molotovi janë mekanizma të të majtës ekstreme. Gabim i rëndë strategjik i PD”, tha Spaho.

Ai u shpreh se zgjedhjet e brendshme në PD që do të mbahen më 15 korrik, do të prodhojnë po të njëjtën farsë, duke nisur nga zgjedhja e kryetarit të PD dhe te anëtarësit e Këshillit.

“Ju patë farsë që rezultoi me zgjedhjen e kryetarit ,e me këshillin kombëtar, me kryesinë. Gjërat janë paracaktuar. Do të ikë dikush do ia zërë vendin dikush tjetër, gjoja po rinovohemi. I njëjti ujë i qelbur”, tha ai.

Ndër të tjera, Spaho tha se Partia Demokratike ka nevojë për reformim të thellë, për largimin e figurave të vjetra dhe ardhjen e të tjerë personazheve politikë, për ndryshim strategjik e platformë e re.

7 Komente

  1. F
    Forccccc

    Nuk e di per pd por protesta po reziston fuqishem nga barbarizmi i rames dhe gjithe felliqesirave te hapesires mediatike ne Shqiperi. Me e forte do behet

    Përgjigjjuni
    1. T
      TQR,KETE DINI JU

      Sa te keni kapter fanen dhe gazeten PANORAMA ju do rezistoni si rrugac qe jeni

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tafut Mafmut

      O Edmond Spaho po ti ku ishe deri dje mor zotni a ke bēr ti te kjo parti ? A nuk ishe ti bashkpuntor i ngusht i sali bajgēs. Tani tē erdhi goja ty mor memec turp tē kesh. Tani kur tē lan pa llokēm tani ti fillove tu lef si qen plak turp turp tḍmē kesh bur legen.

      Përgjigjjuni
      1. O
        One

        po boll se na hapet barkun ju idjotet e dobishem, ju papagallet me pages. E la pa buk Saliu kete e filloj te lepij ate qe peshtynte me par. Keni nje muaj qe thoni protesta ka dhen shpirt e ka marr fund e keni prap nje muaj qe flisni perdit per protesten. Del Tao Palla, nje dit i numuron ne oren 7, pasaj sdel nja dy dit se nuk denjen dot, pastaj del prap ne oren shtat ti numuroj si gjermani te dirmi i fundit. Po nqs ka marr fund, pse flisni perdit per te? Megjithate vazhdoni, sepse sa me shum llapni ju, aq me shum vazhdon protesta.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Për çfarë opozitë bënë fjalë ti idiot, kur misioni i saj është ruajtja e gjëndjes aktuale, përjetsimi i pushtetit të dy bijave të PPSH, PD dhe PS. Dhe Berisha e ka bërë e po e bënë në mënyrë të përkryer rolin që ju caktua nga Partia dhe Ramiz Alia. Nuk do të jetë e largët dita kur komunistët ti ngrehin lapidar këtij armiku të egër të shoqërisë demokratike. Tani dhe një fëmijë e ka të qartë se Rama dhe Berisha nuk hedhin asnjë hap pa u konsultuar me njëri tjetrin. Ti vazhdon dhe i bie kavallit për luftë opozitare nga PD.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati i inatosur

            Ashtu është profesor, e vërteta është siç thua ti. Unë PD ist jam akoma por jo ne sali cjapin plak matufvi vjetër serbo-rusin.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri dulles

              Per 500 vjet do zoteroj PPSH derisa te te krijohet nje e djathte natyrale . Kurse e djathta para PPSH ka ngrene hurin ne bythe

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje