Arsyet e bombaridimit të industrisë së turizmit nga flamingot

13 Korrik 2026, 19:43Politika TEMA

Arsyet e bombaridimit të industrisë së turizmit nga flamingot

Nga Ylli Pata

Mali i Zi, vendi ynë fqinj, është i bazuar thuajse totalisht në industrinë e Turizmit. Të cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjesë strategjike e zhvillimit të vendit.

Prej vitesh tashmë, ky shtet ka arritur një stad të lartë zhvillimor, sa ka arritur të thithë brandet më të njohur botërorë të kësaj industrie që konsiderohet pjesë e sigurisë kombëtare për të. Qoftë në ndërtimin e komplekseve të mëdha hoteliere, qoftë në emrat më prestigjozë botërorë të menaxhimit të resorteve të industrisë së mikpritjes.

Turizmi në Mal të Zi funksionon me një skemë perfekte të gjithë vitin, që mbushet edhe në periudhat jo shumë të përshtatshme për tu vizituar që janë vera e nxehtë dhe dimri me borë.

Vjeshta dhe pranvera kryesisht përdoret nga ekskursionet e fundjavës prej vendeve fqinje, ku klientët nga Shqipëria kanë pjesën e luanit.

Në mënyrë perfekte, strukturat fantastike të industrisë malazeze punojnë me operatorë turistikë nga Shqipëria, ku kanë krijuar një rrjet që merr e jep prej vitesh. Në pranverën e 2020, dy ditë pas heqjes së locdovvn-it të Covid 19-s së frikshëm, në Budva, pranë një structure të madhe me pronësi një gjigand spanjoll, parking i resortit ishte mbushur me makina me tarka shqiptare.

Për të parkuar vetë nuk ja dilje dot, për këtë ishin djemtë e shkathët të logjistikës që me shaka tregonin se “na ka pushtuar Shqipëria”.

Kjo industry në vendin fqinj është kthyer në një mjeshtri që kanë përfituar të gjithë.

Në këto ditë për shembull, në rrjetet sociale të të gjitha partive politike malazeze, transmetohen pamje e mesazhe nga disa envente që këto forca politike i kryejnë në site të ndryshme turistike të vendit. Dikush pranë detit në Budva, dikush në malet e Dormitorit, dikush në Kotor, e shqiptarët natyrisht në Ulqin, apo në liqenin e Shasit.

Ish-presidenti mitik i vendit, Milo Gjukanoviç, së bashku me partinë e tij PDS, forcën kryesore të opozitës, kishin zgjedhur malësinë e Plavës për të zhvilluar samitin veror të partisë.

E gjitha kjo nuk është veçse një ansambël politik që bashkon të gjithë për të treguar se kush arrin të mbrojë apo të promovojë sa më shumë asetet turistike që vendi ka.

Atje nuk ka pasur asnjëherë “lojra”që ne i kemi parë vitet e shkuara, ku në mënyrë virale që shpërndahen masivisht “rastësisht” fatura omëletash 10 euro.

Në kulmin e sezonit, çmimet në rivjerën malazeze, janë më të larta se tek ne, natyrisht për disa arsye, por thelbin e zgjidh tregu, i ashtuquajturi balancim ndërmjet shërbimit që ofron dhe çmimit që paguan.

Megjithatë, atje nuk ka pasur asnjëherë bombardime të tilla, së paku në mediat e vendit, të cilat për çështje politike nuk janë fare të qeta. Debati edhe atje është shumë i ndezur e herë pas here i ashpër.

Ndërkaq, për të ardhur tek ne, këtë vit nuk kemi parë në rrjete faturat e ujit 12 euro apo të vezës 8 euro në rivjerën e Detit Jon në Shqipëri, apo batërdinë e shezlongëve.

Një vit më parë, Sali Berisha, kreu i opozitës, i ndjekur nga shumë përfaqësues të tjerë të saj, publikonin video se Golemi është bosh, Gjiri i Lalëzit Bosh, Saranda, Dhërmiu etj etj janë bosh. Madje edhe Blendi Fenvziu hyri në debat me Edi Ramën për Gjirin e Gramës. Ku njëri thoshte ishte bosh e tjetri të kundërtën.

Pse ndodh e gjithë ky debat absurd? Kush përfiton nga e gjitha kjo ofensivë ndaj industrisë së brishtë dhe ende të konsoliduar të turizmit në Shqipëri?

E cila, megjithë problemet ka mbi dy vite që sjell një fuqi reactive në të ardhura financiare, jo vetëm për arkën e shtetit, por për ekonominë e vendit. E kjo shikohet qartë në shifrat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto që janë disafishuar.

Vjet për shembull, Greqia ishte një nga përfituesit e mëdhenj të turistëve të Kosovës. Të cilët, falë edhe liberalizimit të vizave me BE-në, kishin arsye reale për të “thyer kufinjtë” e shqiptarisë apo Ballkanit. Megjithatë, ky operacion i cili ishte mjaft masiv, ndodhi prej një organizimi perfekt të industrisë së turizmit grek me operatorët e Kosovës, vend të cilin Athina nuk e njeh si shtet.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të konkurrojë një gjigand në këtë fushë si Greqia, por derisa industria e saj Lufton për çdo turist shqiptar, që nuk i thith vetëm në kulmin e sezonit, por edhe në ekskursionet massive pranverore e vjeshtore, tregon se kemi të bëjmë me një strategji të menduar e të mirëstrukturuar. Kompeticioni është një fenomen krejt normal në kapitalizëm.

Ndërkaq, sivjet nuk kemi pasur videot e “qytetarit digjital” nëpër çadrat e plazheve tona, apo me lojën idiote me fatura nga plazhet e bregut.

Ndodhi sulmi digjital në platformat vlerësuese të Google, të operatorëve turistikë nga më të njohurat në vend. Që janë edhe pjesa kryesore e akomodimit të turistëve nga bota.

Shqipëria nuk ka si Mali i Zi e Greqia një infrastruturë masive të strukturave akomoduese të mëdha e të organizuara.

Këto struktura edhe pse janë ndërtuar e po ndërtohen vazhdimisht, ende nuk jemi një vend që të zotërojmë sasi të madhe akomodimi. Sidomos në zonat më potenciale për fitime të mëdha siç është Rivjera e Jonit, apo Malet që ofrojnë gjithnjë e më shumë një tërheqje nga të huajt.

Shkodra sot, nga turizmi malor i studentëve çekë e polakë, është kthyer në një zonë e mbushur me të rinj nga SHBA, Australia, Gjermania, Zvicra, etj, pra nga shtete të zhvilluara, ku mundësia për të marrë më shumë para është edhe më e madhe.

Arsyet e sulmeve massive digjitale ndaj industrisë së turizmit, prej idhtarëve dhe pjestarëve të Revolucionit të Flamingove, mund të jetë thjesht se duan të godasin një prej sektorëve që mbron apo marketon më shumë Edi Rama. E për ta rrëzuar atë, sulmojnë industrinë që i ka sjellë sukses vendit dhe qeverisë.

Pasi qëllimi është i qartë, të ulin drastikisht të ardhurat e kësaj industrie, në mënyrë që të vijojnë pjesën e dytë të revolucionit në vjeshtë, kur bëhen llogaritë.

Por a humb vetëm qeveria në këtë rast? Natyrisht që jo, madje në një përplasje të fortë mund edhe të polarizojë që mbështetësit e saj të rreshtohen. Ndërkaq, industria që i siguron vendit gati 50% të ta ardhurave, turizmi me rrjetet e saj; shërbime dhe bujqësi, mund të bjerë në një gropë ku është e vështirë të ngrihet.

Në Mal të Zi, nëse dikush e bën këtë, qoftë në politike apo media, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të vijonte më punën kaq kollaj. Mjafton të ndiqen zhvillimet në vendin fqinj, për të parë se edhe pse debati politik është i zjarrtë, e ku ka më shumë se pesë popuj që jetojnë në zona të ndryshme, nuk ndodhin këto sulme të industrisë në vende të ndryshme. Hercegnovin e dominojnë Serbët, në Budva janë thuajse gjysëm për gjysëm, në pjesën tjetër të Bokës së Kotorit, biznesi malazez që shkon deri në Ulqin, ku në shumicë janë shqiptarët që zotërojnë e punojnë me këtë industri. E cila punon me telashet dhe probleme që i dëgjon vazhdimisht, por asnjëherë nuk ndodh kjo batërdi si tek ne.

Madje Ulqini është shumë i prekur nga devijimi i shqiptarëve të Kosovës me shumicë në plazhet e Shqipërisë. Prej vitesh u ka hequr një klientelë, nga e cila kanë përfituar shumë. Asnjëherë nuk ka nga mediat e Ulqinit apo rrjetet sociale sulme apo akuza për industrinë shqiptare të Turizmit. Pasi e dijnë mirë se kjo është një sjellje e rëndë dhe që e kalon vijen e kuqe…

TemA  

6 Komente

  1. a
    astrit

    Fukarallëku është ulur këmbëkryq në Shqipëri e zotëria ka hallin e fitimit të turizmit. Qeshë me pushime në Radhimë, Lungo Mare që ishte e shtrirë deri në kryqëzimin e Orikumit e kishte zbukuruar shumë këtë pjesë të bregut me aq sa mundet. Takspaguesit shqiptar kanë kontribuar shumë për ta zbukuruar këtë pjesë të bregdetit dhe si shpërblim akomodimi në këtë pjesë të plazhit, ishte në raport me pagesën mesatare të shqiptareve tmerësisht lart. Unë jam aksioner si takspagues në këtë biznes dhe jo vetëm që nuk fitoj gjë por e kundërta duhet ta mendoj dy herë kur të shkoj prap me pushimi gjatë Lungo Mares. Janë shumë pak njerëz që përfitojnë nga dëshirat e kryeministrit për financimin e parave tona aty ky ai dëshiron dhe që mendon se janë të dobishme dhe janë shumë ata që thjesht ngushëllohen me propogandët qeveritare e të shërbëtorëve të saj se sa të lumtur jemi ne që jemi në fukurallëkun e admirushëm të shqipërisë. Lërjani Edi Ramës tja bëjë mbrojtjen mendësisë së tij qeverisëse se e ka të zhvilluar mirë agjitacionin e propogandën.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      Po mire pra... hajde t'ja QRBT vetes! Ti shkaterrojme edhe ato biznese familjare e ata qe punesojne ke ka mbetur ketu. Filozofe te... k... Te tjeret ndertojne, ne shkaterrojme... e filozofojme. Popull KOT.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plazh per te tere

        Po ik mo na qenke dhe biznesmen. Ju srrini fare ne shqiperi. Po na tregon ky. Ka plazh per te gj shtresat. Per vit shkojme ne jug. Shtrijme kembet sa kemi jorganin. Ja kemi dal per bukuri. Kemi shku ne plazh pa pagese. Ju qw doni te dukeni na merrni cadra nga 40 euro.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lindi

        Mali Zi sillet ndryshe se e njehmirë kapitalizmin. Ka kuptuar se zhvillimi vjen me punë Jo duke luftuar njeri tjetrin. I pasuri hap vënde pune dhe jep taksa. Duhet mbrojtur, Jo të sulmohet. Sulmet kundér biznesit dëmtojnë. Po kujt ia thua. Inatçinjtë nuk dëgjojnë, as kuptojnë. Le të prishet ajo që kemi. Po të fitojmë ne - thonë revolucionarët.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turizmi

          Sa kane 40 dite qe sorollaten bulevardit me cfare te ardhurash rrojne keta njerez. Nga kush paguhen? Keta jane kunder Shqiperise. Ata duhet te injorohen totalisht.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati.

          O patriot qe paske pare Lugomaren dje po e paske pare me ate pa xham, ne se ka nje arritje te pa mohueshme Edi Rama, ajo eshte puna qe ka bere qe nga momenti qe erdhi ne pushtet dhe ndryshio rrenjesisht gjithe qytetet e medha e te vogla ne gjithe Shqiperine,madje dhe fshatrat qe duhet thene se qene nje bajge kur mori qeverrine, binte era m...me te katermbedhjet anet e Shqiperise.Lungomaren qe nga Skela tek rrethi e tani e shtrire deri ne Orikum i ka dhene nje pamje tjeter bregdetit te Vlores ishalla je ne moshe qe te rrosh e ta shikosh se cfare do sjelle ai ndryshim,e te tjerat qe do vazhdojne. Ne si Vlonjat e kemi pare dhe e kemi prekur ndryshimin, asnje kryeminister ne historine e Shqiperise nuk i ka kthyer syte kurr me pare sa Edi Rama.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje