Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë më 17 nëntor librin e kujtimeve "Premtomë, Amerikë", ku rrëfen përvojën e tij në Shtëpinë e Bardhë, vendimet kryesore të presidencës dhe arsyet që e shtynë të tërhiqej nga gara për rizgjedhje në vitin 2024.
Libri trajton çështje si ekonomia, politika e jashtme, luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si edhe sfidat personale, përfshirë betejën e tij me kancerin e prostatës.
Biden thotë se vepra fokusohet te sfidat me të cilat u përball SHBA-ja dhe besimi i tij në "premtimin e Amerikës".
Botimi vjen vetëm dy javë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, në një kohë kur trashëgimia politike e Bidenit vazhdon të jetë objekt debatesh brenda Partisë Demokratike.
Ish-presidenti ka njoftuar se do të zhvillojë një turne promovues dhe do të japë intervista për librin.
Lini një Përgjigje