Rekord udhëtarësh në portin e Durrësit! Rikthehen lundrimet e dyfishta drejt Barit

14 Korrik 2026, 15:55Sociale TEMA
Rekord udhëtarësh në portin e Durrësit! Rikthehen lundrimet

Në pikun e sezonit turistik Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh.

Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës–Bari janë rikthyer për të përballuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve, ndërsa autoritetet parashikojnë rreth 10 për qind më shumë udhëtarë krahasuar me sezonin e kaluar.

Përveç emigrantëve që kthehen për pushime pranë familjeve, linjat detare po zgjidhen gjithnjë e më shumë edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Çdo ditë, nëpërmjet Portit të Durrësit zbarkojnë mesatarisht deri në 3 mijë pasagjerë, ndërsa gjatë fundjavave ky numër tejkalon 5 mijë.

Përballë këtij fluksi në rritje, kompanitë e lundrimit kanë vënë në shërbim tragete me kapacitete më të mëdha, ndërsa autoritetet portuale kanë shtuar personelin dhe sportelet e shërbimit.

Lini një Përgjigje