Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, në një bisedë të hapur për sfidat e ndërkombëtarizimit dhe ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë. Gjatë takimit ku u shoqërua nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrja Kumbaro bisedoi me rektorin e Universitetit “Fan Noli” Lorenc Ekonomi, dekanët e fakulteteve, si dhe pedagogë e stafin akademik mbi ndryshimet në draftin për ligjin e rishikuar të arsimit të lartë, si dhe përparësitë e hapjes së Liceut Francez të Korçës me orientim shkencor e teknologjik.
“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, siç është rishikimi i Ligjit të Arsimit, punë e cila ka filluar që në Nëntor të vitit 2025, kur Ministria e Arsimit u është drejtuar përmes një letre të gjitha universiteteve shqiptare, publike dhe jopublike për t’iu kërkuar mendime, opinione dhe sugjerime lidhur me efikasitetin dhe aktualitetin e ligjit ekzistues. Ka kaluar një periudhë dhjetëvjeçare që nga ligji i vitit 2015, gjatë së cilës të gjitha universitetet kanë pasur përvojat dhe sugjerimet e tyre, por edhe mundësi të konstatojnë se ku ky ligj ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe standardeve, por edhe për të përmirësuar aspekte të ndryshme ligjore që ndryshojnë dhe bëjnë më cilësore jetën e arsimit të lartë.
Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për një ligj të ri, por për një rishikim të disa aspekteve të ligjit ekzistues, në radhë të parë me ndërkombëtarizimin, i cili është sfida e të gjithë universiteteve, përfshirë edhe Universitetin e Korçës, në shumë nivele. Nuk jemi ende në draftin përfundimtar të rishikimit të ligjit dhe dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për një ligj të ri, si sugjerim i të gjithë Universiteteve, përfshirë edhe universitetin e Korçës”, tha ministrja Kumbaro.
Më tej, ajo tha se ky universitet është model i një programi investimi dhe filozofie në gjithë qarkun e Korçës, me synimin për t’u kthyer në një pol ndërkombëtar dijeje, ndërsa hapja e liceut francez të Korçës do të ushqejë linjën e universiteteve me profile teknike e shkencore.
“Universiteti i Korçës është pjesë e një ekosistemi arsimor shumë të rëndësishëm, si model i një programi investimi dhe filozofie në qarkun e Korçës, ku universiteti, me zhvillimin që do të marrë si një pol dijeje duke u bërë pikë atraktive e universiteteve ndërkombëtare, bashkë me investimin për liceun francez të Korçës i cili do të jetë një lice me orientim teknologjik dhe shkencor, e do të jetë një bazë shumë e mirë për të ushqyer linjën e Universitetit të Korçës si dhe universitetet e tjera me profile tekniko-shkencore të teknologjisë së informacionit e kështu me radhë”, vijoi Kumbaro.
Gjatë vizitës në Korçë, ajo inspektoi edhe punimet në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gurra” e cila do të hapë dyert e rikonstruktuar në vitin e ri shkollor për më shumë se 600 nxënës.
Sa qesharakë që jeni , dhe në kohën e Diktaturës universitet kishte vetëm Tirana , të gjitha të tjerat ishin institute dhe ishin të ndara në mënyrë perfekte , Shkodra , Elbasani , Gjirokastra dhe Kamza . Shumë mirë që dhe këto istitute morën statusin e universitetit por kaq mjafronte sepse kaq vënd jemi dhe kaq kërkesë serioze ka për arsim të lartë , sepse siç u pa u kthye në një garë injorantësh kush të mari një shkollë pa pikë kriteri qe ndillen nga universitetwt për të mos u mbyllur degët , sa turp ! Po ç duhej universiteti në Sarandë , Durrës , Vlorë dhe dhe Korçe plus këtyre një pafundësi Universitete privatë. Ndarja e Universiteteve bëhet edhe për efekt mos largimi të rinisë nga zonat ku jetojnë , bëhet dhe për arsye zhvillimi ekonomikntë rajonit ku janë, psh në gjirokastër dikur ka patur rreth 2500 studentë që përveç arsimimit dhe punësoheshin, në këtë universitet rreth 60 për qind ishin nga të gjitha qytetet e shqipërise madje dhe nga maqedonia dhe kosova. Tani bëni dhe Korçën universitet se fundi dihet si i atyre vilave që reklamohen e që si blen njeri . Dhe gjyshja ime ta kish bërë këtë planifikim për shpërnadrjen e shkollave do ta kishte bëre më mire , Turp kush i jep këto mëndje a kush e këshillon këtë të gjatin por kjo punë s bëhet me shije dhe dëshira njerzish por me njerëz profesionistë që janë largëpamës e që kanë strategji afatgjatë . Ç të thuash këta ç do gjë e shesin si sukses kur në të vërtetë po përpiqen kush do mari fondin për ndërtimin e shkollës e më pas le ti dalë flaka në majë .