Stuhi breshëri dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Elbasanin dhe periferitë e tij mesditën e kësaj të premteje, 24 korrik. Si pasojë e rrebesheve, uji ka vërshuar në disa rrugë të qytetit, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Reshjet e shiut kanë përfshirë gjithashtu edhe bashkitë e tjera të qarkut, përfshirë Gramshin, Përrenjasin dhe Librazhdin.
Sipas informacioneve paraprake, breshëri dhe era e fortë kanë shkaktuar dëme në disa fshatra, ku raportohet për dëmtime në sera bujqësore, drufrutorë, vreshta dhe të mbjella të stinës.
Lini një Përgjigje