“As Greqia nuk i ka dhënë kaq shumë mbrojtje Vjosës”, Rama në ditëlindjen e PS: Ky vend s’është për shitje, Shqipëria është një amanet i shenjtë në zemrën time

12 Qershor 2026, 18:43Politika TEMA

“As Greqia nuk i ka dhënë kaq shumë mbrojtje

“Kryeministri Edi Rama ishte i pari që mori fjalën në festën kombëtare të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, që po mbahet përpara stadiumit kombëtar. Rama numëroi arritjet dhe ligjet e miratuara për mbrojtjen e natyrës dhe jo vetëm.Ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit, në anën e këtij grupi njerëzish, që në mes të asaj turme i ka çuar pasioni i sinqertë për zogjtë, ideja e një Shqipërie ideale të paprekur dhe të paprekshme. Ndryshimi mes meje dhe atyre protestuesve nuk është siç duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për brishtësinë e mjedisit përballë vendimeve të njerëzve me pushtet. Që kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithçka kundër pisllëkut. Kujtoj që kur mora drejtimin e një kryeqyteti që kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella. Nëntëdhjetë për qind të pemëve që shihni në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu.

Dola nga zyra e kryetarit duke lënë pas 55 mijë pemë dhe shkurre dekorative, të mbjella edhe me sherr, sepse duheshin shembur kioska, shembur pallate e shkulur gërmadha godinash të paligjshme. Kur erdhëm në pushtet, morëm vendimin e ndalimit të importit të plehrave, që kishin krijuar male në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por edhe moratoriumet e pyjeve dhe të gjuetisë.

Gjahtarë të huaj futeshin në vendin tonë si tufa çakejsh që vinin këtu dhe bënin masakra. Kryem regjistrimin në kadastër të 1.3 milionë metrave pyje. Mundësuam shumëfishimin e popullsisë së kafshëve dhe të shpendëve. Ligjin e parë me standarde europiane të zonave të mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë; më parë veprohej vetëm me disa rregullore.

Në Shqipëri, një e katërta e territorit është e mbrojtur. Shqipëria ka rrjetin më të zhvilluar të mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është tejet e lëvduar nga organizatat ndërkombëtare. Ishim ne që i bllokuam dyzina lejesh të dhëna qorrazi në lumenjtë tanë. Kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje nuk i është dhënë lumit një mbrojtje kaq e fortë. Vjosën jo vetëm e shpëtuam, por jemi ende në betejë me një kriminel që u bë heroi i opozitarëve, i cili, me demek, i mori Shqipërisë 11 milionë euro.

Ai llum i sjellë në Shqipëri për ta mjelë këtë vend si lopën e komshiut, jo vetëm nuk ka marrë asnjë lek nga shteti, por po përballet me drejtësinë belge, pas shumë fakteve të nxjerra nga qeveria në gjykatë. Që kur PS ka marrë misionin për ta çuar Shqipërinë në BE dhe nuk ka qenë asnjëherë për shitje, kurrë një krijesë e kërrusur ndaj askujt, asnjë tortë për t’u ofruar në vend të reformave shtetformuese. Për mua Shqipëria është një amanet i shenjtë në mendjen dhe zemrën time”, tha Rama mes të tjerash.

15 Komente

  1. f
    fidel

    Kush mendoni se është më e bukur kaskada e Drinit apo lumi Vjosa....!!!! Kaskada e Drinit është një mrekulli e bërë nga dora e njeriut...është një idjotizëm që nuk u bënë kaskadë edhe në Vjosë.... Në vënd që të prodhohej energji elektrike që populli të mos paguante kaq shtrenjtë kemi hallin e virgjërisë se na vikan 10 turistë për të vizituar.... Kjo është e njëjtë me këta idjotë që kanë hallin e pelikanit kaçurel i cili nuk haet se po të haej ju garantoj që do ti kishin vrarë të gjithë ashtu siç kanë bërë për kafshët e pyllit që përveç ujqërve të gjith i kanë vrarë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Shqipëria është i vetmi vend në Europë që siguron 100% nevojat energjitike të saj nga hidrocentralet. Me pak fjalë janë të mjaftueshëm dhe bile eksportojmë energji. Problemi është, çfarë ndodh kur nuk ka reshje, kur ka thatësira të vazhdueshme? Do i lutemi Zotit të na sjelli shi që të mbushen lumenjtë?!!! Ja pra që duhen alternativa të tjera që dhe natyra të mbrohet dhe Shqipëria të ketë burime energjitike të tjera si psh ajo e diellit dhe e erës ashtu siç kanë edhe vendet evropiane.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!

        Vullnetaret e Enverit , ndoqen sot festen e madhe te ditelindjes se PPSH ( Partia e Pallosheve te Shqiperise) alias PS. Ne fakt cdo entitet apo subjekt ka vetem 1 ditelindje , kurse Partia e Pallosheve , ka 2 ditelindje : 1941---vit kur "u lind" nga shoku Enver , dhe 1991 kur "u ri-lind " nga shoku Nano ( ne ate kohe Palloshi ende nuk i kishte kristalizuar idete politike , vinte verdalle njehere me vete , njehere ne ndjekje te shokut Sali , e njehere askush se di se ku...derisa e gjeti Nano buze lumenjve te Frances , me thonjte e paprere duke ngrene makarona neper kazane , dhe e solli ne vete duke e marre prej veshi ne PS. Pra si te thuash PPSH , lindi ne 1941 , shkoi prape ne te semes nga fundi i 1990 per te ri-lindur per se dyti ne 1991......Ne fakt edhe Palloshi ne kohe te vet , foli per nje ri-lindje tjeter , po nuk dihet kete radhe kush shkoi ne te semes partia apo ndonje gje tjeter qe ri-lindi perseri....nejse.......Mitingu ishte tipik ne natyren e kesaj Partie , ashtu si ne kohen e shokut Enver , Grumbullimi me regji dhe edhe me detyrim te administrates se varur te buka e gojes , kontrolle te rrepta ne hyrje te ambjentit, investigim mbi elemente te dyshimte qe mund te prishnin festen....e ku dihet sa e sa elemente te tjera sigurie. Ne kohen e Enverit per keto kujdesej policia ( de juro ) dhe sigurimi i shtetit me zagaret civile ( de fakto ) , sot kujdeset garda dhe policia ( de juro ) dhe zagaret patronazhiste civile te shperndare neper turme ( de fakto )......Po cudi pse duhen gjithe keto elemente sigurie kur Palloshi gezon nje mbeshtetje plebishitare ne popull !!!!!!.Sa i perket fjalimeve , nuk ndryshojne nga ato te Enverit , zhvillimi i madh i Shqiperise , lumturia e madhe qe Palloshi ka sjelle ne popull , veprat e medha qe ka ndertuar ...madje edhe pemet ne Tirane ia hoqi nga risku Lalit te shkrete dhe i mori si merite te tij..........Por tamam si ne kohen e Enverit , populli i shkrete i detyruar , bertiste "Rrofte Partia me shokun Enver ne krye" , sot bertet " Rrofte Partia me shokun Rama ne krye" .....por ne te dyja rastet populli e dinte mire se realiteti i jetes ishte shume me ndryshe sesa prezantohej ne fjalime .......Mjafton te levizje disa qindra metra me tutje , ne shesh aty ku nje proteste popullore vazhdon prej 12 ditesh , dhe ku cdo dite vihen ne dukje mjerimin e jetes se shqiptareve , detyrimin per te ikur nga ky vend ne keto 35 vite i detyruar nga nje klase politike e pangopur per pasuri , korrupsionin qe ka perfshire gjithe elemntet e jetes , shitjen e Shqiperise ne duar oligarkesh vendas dhe te huaj , shendetesine "falas" qe jo vetem nuk eshte falas por nuk eshte as shendetesi sepse me shume kujdeset per te vene ne zbatim ligjet e "mbrapshta" qe na detyron BE per t'ju ardhur ne ndihme "te semureve imagjinare" ne vend te kujdesit per te semuret e vertete........dhe per te gjitha keto parulla e sotme eshte e njejte :" ******RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG**** dhe ****PER NJE SHQIPERI TE RE****.....

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          Dire diarreja orale ne variantin copy/paste te perroit te vet psiqik. Enjoy

          Përgjigjjuni
    2. R
      Regjim i veterene

      Cfare mashtruesi! Cfare hipokriti dhe i pabesi, si Sali monstra!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argita

        Ta bejne me référendum, eshte teper e thjeshte

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nastradini

        Po o debili i Lindes me kapele po

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asnjëansi

          Linda me kapele, nastradini me karë në gojë .

          Përgjigjjuni
        2. P
          Publiko dhe anullo te gjithe pazaret e tokave shqi

          Te terin se shet dot, por me manovra te mafies planetare po e shet pjese pjese.. dhe sa gjera nuk dime akoma dhe vec kur te qerohesh do te dalin...Si ka mundesi qe i marre shqiptaret per budallenj si ai veliaj bytheqire qe u thoshte shqiptareve se jeni zdromsa?! A e dini cfare meritoni, keni hak? Drejtesi hyjnore patjeter qr ka dhe ne kete jete gjithsesi! Te njejten gje beri dhe nano, i la te degradonin uzina e fabrika dhe i blene njerezit e tij me 100 leke te vjetra! Keshtu po degradon Shqiperine te tere, po perze shqiptare dhe po e shet per pak para per zaho e zgjedhje! Ke menduar se cifuti Soros e Blair jane me te zgjuar se Shqiptsret? Meshire per kets popull per ke ka hedhur qofte dhe nje vote te vetme!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Vec perpara Rama, leri hijenat te ulerasin. Populli i heshtur do te flasi perseri me te madhe ate dite qe duhet.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veterani i partise

              E ka amanet nga shoku Enver Partine dhe Shqiperine!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nadire Stratis

                I lint kari Ngordhi me saliun

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tirana#

                Greqia është pikë referimi për prostituta shqipfolëse që kanë blerë në tregun e gjësë së gjallë, si ty, Sali kërma dhe Fredi Bejleri. Ndërsa për kombin shqiptar është poshtërimi më i madh i kulturës së lashtë greke dhe toka e shqiptarëve që jetonin prej shumë shekujsh para se të sajohej shteti fashist dhe antihistorik i jatollahëve të kishës otomane dhe orekseve perandorake europjane për të pasur Mesdheu det të vetin dhe demokracinë e lashtë greke, dogmën e re për të predikuar hegjemoninë e tyre kolonialiste.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  drejtesi e munguar

                  Z.K/minister,keni rritur numrin e pemeve por eshte zvogeluar numri i njerezve.Dikur ne Vloren e "diktatures" ngado te rrotulloheshe gjeje parqe me peme dhe lulishte.Edhe gjyshi yt pushonte ne nje park me plepa ne Skele.Sot kemi nje "Lungo Mare"te bukur por vetem beton.Mos haro se njerezit dikur kishin objektiv te beheshin njerez te devotshem per shoqerine,(ndoshta edhe me dhune),sot objektivi i vetem eshte PARAJA,pa pyetur se si vjen,me vjedhie,me droge,prostucion (qe ka marre permasa te pa para),a me korupsionin pushtetar. Natyrisht, jetojme ne nje sistem kapitalist dhe ne kete sistem njeriu behet "ujk".Ju thoni se ndertoni nje shtet social,por ne keto 36-vite shohim vetem shfrytezim maksimal.Deklaroni,qe Shqiperia nuk eshte ne shitje dhe une e pranoj.Por si mund te deklarosh per ndryshimin e kadastrave dhe tjetersimin e pronave ne gjithe vendin.PS-ja ta gezoj datelindjen por,bazen e madhe,ata qe punuan me perkushtim per ndertimin e Shqiperis,pensionistet kane mbetur "rrugeve me doren shtrire".Premtimet e herepas hereshme jane vetem per te lare gojen se shpirtin nuk e lani dot.Ate (shpirtin) ja keni dhene idhullit tuaj PARASE.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarasbubla

                    Ti muk je shqiptar nuk ke as fe tije nje coban rumun

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje