Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Makina del nga rruga pranë Subashit, plagoset çifti nga Kosova

4 Korrik 2026, 08:45Kronika TEMA
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Makina del nga

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Sipas të dhënave, një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë.

Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje