Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd/ Rënia e gurëve i merr jetën 42-vjeçarit

4 Korrik 2026, 07:33Kronika TEMA
Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd/ Rënia e gurëve i merr

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes gjatë të premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, Njësia Administrative Hotolisht, në bashkinë e Librazhdit ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga shpati i kodrës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe dyshohet se një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga shpati i kodrës mbi rrugë dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Arjan Hoxha 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Si pasojë e goditjes së fortë, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shkaqet e sakta të shkëputjes së gurit mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.

Njoftimi i policisë:

Librazhd / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.

1 Komente

  1. K
    Keq

    Vija me tren TGV nga Shanghai drejte Pékin rruges pash diçka te bukur ne vendet ku binin gurre kinezet ndertonin nje structure aluminium katror dhe e mbushnin me dhe dhe gjelberim ate sisteme nuk e kisha pare as ne Europe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje