Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan sot autoritetet e vendit.
Anija u mbyt në provincën Kasai, kur hyri në bashkimin e lumenjve Sankuru dhe Kasai, thanë prindërit e studentëve, raporton AP.
“Pati 80 të mbijetuar dhe 20 trupa të pajetë”, tha administratori i territorit Ilebo në provincën Kasai, Francois Kabula.
Chikudi Jean, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, i tha AP-së se në bord kishte më shumë se 200 persona kur anija u fundos.
Mesazh futbolli pēr Belgjikēn, pasi mē datē 7 korrik ndeshet me SHBA-tē, ju kujtoj se Angli-RDCongo u mbyll me rezultatin 2-1 qē korespondon ne 21 /7 festa nacionale belge.Futbolli ēshtē politik, ndaj e dēbusm Silvinjon.