Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Nuk shesim tokë publike, projekti do të jetë në harmoni me standardet e BE-së

5 Korrik 2026, 10:10Politika TEMA
Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Nuk shesim tokë publike, projekti

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të tij të përjavshëm “Flasim”, foli për zhvillimet e javës, duke u ndalur te vizita e tij në Bochum të Gjermanisë, projektet e digjitalizimit, si dhe debatet publike mbi investimet në zonat e Zvërnecit dhe Sazanit.

"Një tjetër moment për t'u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë "Ruhr Summit", ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.

Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Wüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet.

Por, pa dyshim, që "qershia mbi tortë" e kësaj vizite ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche Welle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte "gëlltitur" tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë "luftën" e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë.

U përballa me pyetje të tipit: "Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?", gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t'u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje.

Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje e tokës publike. Pastaj, gjithë pjesa që ka të bëjë me zonat e mbrojtura, me Kapitullin 27, me sa jemi ne të vetëdijshëm apo çfarë jemi ne në gjendje të sakrifikojmë deri edhe vetë Bashkimin Europian, për të bërë projektin, është një hata e madhe logjike. Ndërkohë që historia është fare e thjeshtë. Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian.

Në rastin konkret, e gjitha është një vorbull, e cila përzihet e përzihet e përzihet për qëllime që tanimë janë qartësisht të tjera, ndërkohë që ne jemi të detyruar nga ato standarde të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyruar nga ato standarde që t'u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian. Pra, si të thuash, "siguresa" për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Europian", tha Rama.

9 Komente

  1. P
    Petrit

    Asgja nuk eshte bere sic keni premtuar. ne te mire te publikes. Pse duhet te jete ndryshe tani?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellazg

      Nga ato qe thote, te kunderten ben. I pabese...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Keq me vjen por nuk je fare i sinqerte. Se pari shteti nuk duhet te japi leje ku ka probleme te mprwhta pronesie. Shteti nuk jep leje ku ka kafshe e shpende te rralla. Ligji i 24 per zonat e mbrojtura duhet te abrogohet. Ndryshe nuk do ngelet asnje zone e mbrojtur. E Shqiperia nuk do kete asgje autentike. Thjesht nuk do e vizitpje kush mbas 10 vjetesh.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nē shtēpin tonē

          Pērse e vē nē dyshim.Realizohe siq u bē e mundur me teatrin nē krah tē kryeministris. Burri kur jep fjalnē, therr djalnē.Nuk mund tē bējm hap pas ,çdo ditē qē kalon ēshtē humbje kohe si pēr Ivankēn, dhe protestuesit.Po tē mos ishte ndērtuar tetri i ri, akoma do kishim protesta tē Adriana Kalaja.Duam tē inagorojm sa mē parē ndērtimin nē Zvërnec dhe Sazan.Asnjē nuk ēshtē kundēr nēse pronarēt e truallit jan dakord me pagesēn.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teodor

            Teorikisht jo. Praktikisht po nese e hep per 99 vjet. Ivanka tha ishull privat.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nastradini

              Hahahahaha.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                Ti akoma nuk ke projekt, ça flet kot.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Nuk ke thene asnje fjale per Alabar. As nuk e takon me. Thone je prishur personalisht. Na the para 5 vjetesh 2 miliard investime e Durresi Perlach Europe's. Ku eshte. Humbem dhe portin bile. Thone qe ai kerkon te boshatiset sa me shpejt e te ndertoje. Ndaj ste beson kush.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiperi e shqiptareve

                    O tradhtar, po leri mashtrimet! Nese token publike ia jep mafies me letra, pak rendesi ka se si, dhe mafia e vendit ia shet cifuteve, cfare eshte kjo? Tradhti! Leri lojerat e mashtrimet, truket e propoganden se je dhe shume budalla e ke dale ares si hajdut e tradhtar! Kaq.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje