Pas përshkallëzimit të protestës para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një grup protestuesish thyen xhamat dhe tentuan të hynin në ambientet e institucionit, janë publikuar dhe pamjet e personave të identifikuar, të cilët ishin të pranishëm në tubim dhe gjatë mbrëmjes sulmuan Komisiariatin Nr.3.
Mes tyre bien në sy persona të lidhur me parti politike, siç është edhe Ndok Markaj, i cili rezulton se ka qenë kandidat i Partisë “Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në pamjet e publikuara më herët në rrjetet sociale, Markaj shfaqet i pranishëm në protestat e ditëve të fundit, ndërsa në një video tjetër shihet gjatë fushatës elektorale, ku prezantohej si kandidat i kësaj force politike.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi rolin konkret të secilit prej personave të identifikuar në ngjarjen para Komisariatit nr. 3. Megjithatë, burime policore bëjnë me dije se pamjet filmike dhe postimet publike në rrjetet sociale janë administruar për të verifikuar lëvizjet e personave të dyshuar para dhe gjatë përshkallëzimit të protestës.
Ngjarja para Komisariatit nr. 3 ndodhi pas marshimit të protestuesve në Tiranë, kur një pjesë e tyre u grumbulluan pranë godinës ku mbaheshin të ndaluarit e protestës së mëparshme. Situata u tensionua pas goditjes së xhamave dhe derës hyrëse, ndërsa policia ndërhyri më pas për shpërndarjen e turmës.
Agron Shehaj dhe i dashuri tij Erald Kapri jan mashtrues, pasi tē martēn kur erdhēn te komisariati 1 pēr 6 tē prangosurit e protestēs, thanē qē 2 jan te komisariati 3 dy janē te komisariati 4 dhe dy jan te 5, nē njē kohē qē sapo i kishin takuar te komisariati 1, dhe kur dolēn qē aty dhanē konferenc pēr shtyp qē do vejn dhe do i takojn.Deputeti Balliu, Jorida Tabaku,Shehaj, Kapri,nisma Bashkē, apo Adriatik Lapaj .,pērpiqen tē pērfitojn nga trazirat pēr tē detyruar Ramēn tē pranoj qeveri teknike dhe shpērbērjen e PS-sē.
Protesta ka 30 ditë që zhvillohet e qetë. Në këto ditët e fundi filluan aktet e dhunës. Pse vallë? 1. Nga arroganca e Ramës dhe mosreagimi i Qeverisë. 2. Janë infiltruar elementë të jashtëm që të nxisin dhunën me porosi të Ramës. 3. Populli kërkon revolucion. Të treja do çojnë në rënien e Ramës dhe Belindën në SPAK.
Vetem e shperndau?! Perse nuk ua q..u ropte?
Ka plasur muti ( katundari ) sheshit..... Pastroni boulevardin se do marim semundje kur kalojme