Përshkallëzohet kriza në Gjirin Persik, SHBA godet mbi 80 objektiva në Iran, Teherani godet me raketa dhe dronë bazat amerikane

8 Korrik 2026, 08:20Bota TEMA
Përshkallëzohet kriza në Gjirin Persik,   SHBA godet mbi 80

SHBA-të kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur më shumë se 80 objektiva ushtarake, pasi Uashingtoni fajësoi Teheranin për sulmet ndaj tre cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), operacioni kishte në shënjestër mbi 60 mjete të vogla detare të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si dhe baza raketore dhe qendra komanduese iraniane. Uashingtoni deklaroi se sulmet synonin të ndëshkonin përgjegjësit për sulmet ndaj anijeve tregtare në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën zonat e Qeshm, Bandar Abbas dhe Sirik, duke shkaktuar të plagosur nga shpërthimet.

Në kundërpërgjigje, Garda Revolucionare njoftoi se kishte lëshuar raketa dhe dronë ndaj 85 objektivave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, përfshirë selinë e Marinës Amerikane dhe një bazë ajrore në Kuvajt.

Ndërkohë, Teherani akuzoi SHBA-në për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar muajin e kaluar, pasi Uashingtoni revokoi edhe përjashtimin e përkohshëm nga sanksionet ndaj naftës iraniane. Ministria e Jashtme iraniane paralajmëroi se do të marrë “masa vendimtare” për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare.

Edhe Katari dhe Arabia Saudite dënuan sulmet ndaj cisternave të tyre në Ngushticën e Hormuzit, duke fajësuar Iranin, ndërsa Teherani mohoi akuzat dhe i cilësoi ato në kundërshtim me parimin e fqinjësisë së mirë.

Përshkallëzimi i fundit vjen pavarësisht memorandumit 14-pikësh të arritur muajin e kaluar mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte zgjatjen e armëpushimit dhe uljen e tensioneve në rajon. Situata në Gjirin Persik mbetet tejet e tensionuar, me shqetësime për sigurinë e transportit ndërkombëtar të naftës.

2 Komente

  1. i
    idf

    minjte e iranit duan ate little boy, ti shfarose te gjithe ,race bastarde edhe fshihen si minjte neper tunele edhe duan te hiqen si luane

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Normale, ra çmimi i naftës. Llogjika Trump është, le të lëshojmë disa bomba mbi Iran që të rritet përsëri çmimi dhe të fitojmë sa më shumë për disa ditë nga eksporti i naftës. Dhe meqë ka shkuar në Turqi për takimin e NATO-s, me këtë aksion në të njëjtën ditë të takimit shpreson të kërcënojë dhe të tërheqi prej hunde vendet e NATO-s! Nga ana tjetër i jep Erdoganit premtime boshe se do i shesi avionët F35 duke e ditur se Kongresi do të vendosi veto!!! Dhe kështu ky sharlatan me idiotësitë e tij kërkon të jetë në qendër të vëmëndjes dhe të fusi turinjtë kudo e për çdo gjë në çdo orë e çast të ditës!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje